News

maj112020

Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe Covid-19. Të zgjerohen kriteret e kontrollit, për të përmirësuar diagnostikimin

Zgjerimi i kritereve të ekzaminimit të simptomave COVID-19 duke përfshirë në to mialgjitë dhe të dridhurat, mund të identifikojnë më shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor (HCP) të sëmurë, sipas një pune kërkimore botuar në "JAMA" dhe nënshkruar nga Eric Chow (CDC, Atlanta) dhe kolegët.
Autorët vlerësuan spektrin e simptomave në fillim të COVID-19 mes 48 HCP-ve me sindromë të rëndë akute respiratore nga COVID, të konfirmuar nga laboratori. "Ndërsa pandemia vazhdon, ekspozimi viral mes personelit shëndetësor është i destinuar të rritet", thotë studiuesi, duke shtuar se rezultatet e metodës molekulare PCR sugjerojnë se menjëherë pas fillimit të sëmundjes mund të zbulohen ngarkesa të larta virale, madje edhe te njerëzit më pak simptomatikë.

Bazuar në këto supozime, Chow dhe kolegët vlerësuan simptomat në fillimin e sëmundjes COVID-19 mes personelit shëndetësor, duke zbuluar se simptomat fillestare më të zakonshme ishin kolla, temperatura dhe mialgjitë: përkatësisht 50%, 42% dhe 35%. Tetë nga profesionistët e shëndetit raportuan se nuk kishin temperaturë, kollë, gulçim ose dhimbje fyti në fillim të simptomave, por përkundrazi të dridhura, mialgji, rrufë dhe pafuqi. Një profesionist i kujdesit shëndetësor raportoi vetëm rrufë dhe dhimbje koke, pa ethe, kollë, gulçim ose dhimbje të fytit. "Duke përfshirë mialgjinë dhe të dridhurat në kriteret e depistimit në fillim të sëmundjes, zbulimi i rasteve mes personelit shëndetësor është rritur nga 83.3% në 90%", shpjegon autori, duke theksuar se 65% e punonjësve shëndetësorë të intervistuar raportuan se kishin punuar mesatarisht dy ditë, ndërkohë që ishin simptomatikë.

"Kriteret e kontrollit të personelit kanë rëndësi thelbësore për të kufizuar rastet e infektuara dhe për parandalimin e përhapjes nozokomiale te pacientët e painfektuar", shkruajnë autorët. Dhe Chow përfundon: "Megjithëse rastet e studiuara ishin të kufizuara, të dhënat tona sugjerojnë që shqyrtimi i bazuar vetëm tek ethet dhe simptomat e frymëmarrjes mund të jetë i ndjeshëm në mënyrë të pamjaftueshme, veçanërisht mes profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Duke pasur parasysh se ata janë një nëngrup me probabilitet të lartë infektimi për shkak të natyrës së dhe se mungesa e tyre rrezikon të ndërpresë në mënyrë të konsiderueshme ofrimin e kujdesit, kriteret e shqyrtimit duhet të jenë të gjera dhe testet diagnostikuese duhet të jenë menjëherë në dispozicion".


JAMA 2020. Doi: 10.1001/jama.2020.6637
https://doi.org/10.1001/jama.2020.6637


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>