News

qer182021

Vaksinimi anti-Covid te fëmijët në Shqipëri. Prof. Sulcebe: Pritet që komisioni i imunizimit ta miratojë

Anëtarët e komisionit të imunizimit në Shqipëri janë duke diskutuar fillimin e procesit të vaksinimit anti-Covid te fëmijët. Ndonëse ndajnë mendime të ndryshme prof. dr. Genc Sucebe, anëtar i këtij komisioni, thotë se po shkohet drejt finalizimit. Sipas tij, ky proces duhet të nisë para fillimit të vitit të ri shkollor.

"Ne po diskutojmë, ashtu sikurse në shumë vende të tjera dhe po shkojmë drejt finalizimit. Fëmijët duhen imunizuar pasi ndonëse ata nuk e kalojnë shumë rëndë sëmundjen, shkollat mund të kthehen në vatra infeksioni. Fëmijët e çojnë nëpër shtëpi, duke infektuar gjyshërit dhe nga ana tjetër krijojnë xhepa për imunitetin e tufës", thekson prof. dr. Sucebe.

Për vaksinimin e fëmijëve janë miratuar vetëm Pfizer dhe Moderna, ndërkohë që edhe Coronavac ka marrë miratimin në Kinë. Bëhet fjalë për vaksinimin e fëmijëve 12 deri 16 vjeç, megjithëse Sulcebe thekson se duhen vaksinuar edhe studentët.

"Fëmijët është e nevojshme të vaksinohen vetëm me një dozë të vaksinës. Imuniteti i fëmijëve është i fuqishëm dhe reagon shumë mirë edhe vetëm me një dozë. Kuptohet, duhet të jemi të kujdesshëm; do të jetë fakultative", thekson prof. dr. Sulcebe.
Sipas tij, një grup fëmijësh si ata me sëmundje kronike, obezët te cilët pasi kalojnë Covidin, sëmuren me një sindrom inflamator të ngjashme me Kavvasakin, ndaj duhen mbrojtur. Por më parë duhet të bëjnë një analizë serologjike për të parë nëse kanë antitrupa, pasi nëse e kanë kaluar Covidin, nuk kanë nevojë për vaksinë, thekson prof. Sulcebe.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>