News

kor42023

Pandemia dhe adoleshentët. 30% ndikim negativ në shëndetin mendor. 16% kënaqësi e ulët nga jeta

Pandemia Covid-19 ndikoi negativisht te fëmijët dhe adoleshentët. 4 studime të realizuara në Europë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë nxjerrë në pah se 30% e grupmoshës 11-15 vjeç kanë raportuar efekte negative në shëndetin mendor, ndërsa 16%, kënaqësi të ulët nga jeta.
Më të prekura rezultojnë vajzat. Sipas ekspertëve, 38% e vajzave dhe 23% e djemve të përfshirë në studim kanë raportuar se pandemia COVID-19 kishte ndikuar negativisht në shëndetin dhe në mirëqenien e tyre mendore.
Ndërkohë, 17% e adoleshentëve raportuan ankesa të larta shëndetësore e psikologjike. Kjo u rrit me moshën, veçanërisht për vajzat, nga 14% që ishte në moshën 11-vjeçare, në 31% në moshën 15-vjeçare.
Sa i takon pakënaqësisë nga jeta, vërehet se ajo dyfishohet me rritjen e moshës.
Mbyllja për një kohë të gjatë e shkollave, ndikoi ndjeshëm në arsimimin e adoleshentëve dhe shtoi presionin e shkollës mbi ta. I vetmi efekt pozitiv është përmirësimi i marrëdhënieve me familjen dhe miqtë, si pasojë e kontaktit të ngushtë, për shkak të kufizimeve të lëvizjes.

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>