Pediatri

dhj202014

Detergjentët larës, paketimet monodozë të rrezikshme për fëmijët

Paketimet me detergjentë pluhur ose të lëngshëm po dalin gradualisht jashtë qarkullimit në SHBA, sepse sot shumë kompani prodhuese kanë nxjerrë në treg bustina që përmbajnë doza teke për larjen e rrobave, shpesh edhe të përziera me zbardhues dhe aromatizues. Por, sipas një studimi të publikuar pak kohë më parë te revista "Pediatrics", këto paketime përfaqësojnë një rrezik të madh për fëmijët, mbi të gjitha për ata nën moshën 3 vjeç.
"Në periudhën 2012-2013 janë sinjalizuar në qendrat e anti-helmeve mbi 17.200 raste fëmijësh më të vegjël se 6 vjeç me probleme të shkaktuara nga këta detergjentë, përgjithësisht të lidhura me gëlltitjen e përmbajtjes së bustinës", shpjegon Gary Smith nga spitali Nationwide Children's Hospital në Columbus (SHBA) dhe autor i artikullit. "Më shumë se 700 fëmijë janë shtruar në repartet e reanimacionit për këtë arsye, ndërsa më shumë se 100 prej tyre janë intubuar për t'i ndihmuar me frymëmarrjen". Autorët shtojnë se fëmijët kanë pasur edhe irritime të rënda me sytë.
"Është fjala për një fenomen relativisht të ri", thotë Smith, duke nënvizuar se formatet tradicionale të detergjenteve të rrobave nuk kanë shkaktuar një numër kaq shqetësues të rasteve me helmim.
Detergjentët në monodoza shkrihen në ujë dhe shpesh përmbajnë ngjyra të shndritshme shumë tërheqëse për fëmijët."Mbi të gjitha më të vegjlit nuk e kanë ndjesinë e frikës dhe janë shumë kuriozë", shpjegon autori, "eksplorojnë ambientin që i rrethon duke vënë në gojë objekte të ndryshme dhe në rastin e këtyre monodozave shumëngjyrëshe rreziku që fëmijët t'i ngatërrojnë me karamele është shumë i lartë". Ndërsa plastika që i mbështjell çahet, fëmija bie në kontakt të drejtpërdrejtë me lëngun e përbërë me substanca kimike. Mos i lini detergjentët  në duart e të vegjëlve. Dhe nëse dyshohet se fëmija ka gëlltitur përmbajtjen e bustinës - nga simptoma si djegie në gojë, çrregullime në aparatin tretës, vështirësi në frymëmarrje - duhet urgjentisht t'i drejtoheni mjekut, ose më mirë akoma një qendre kundër helmimit.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>