Pediatri

maj72015

NRT gjatë shtatzënisë dhe keqformimet respiratore: asnjë e dhënë përfundimtare

Përdorimi në shtatzëni i NRT, terapisë zëvendësuese të nikotinës, nuk lidhet me një rritje të rrezikut  për pjesën më të madhe të anomalive të lindura, përveç atyre të frymëmarrjes. Gjithsesi edhe pse ky është studimi më i madh i publikuar deri më tani, për shkak të rasteve të rralla të anomalive të cilësuara si të rënda, të dhënat nuk janë të mjaftueshme për një përgjigje përfundimtare. Ja përfundimet e një studimi të publikuar tek "Pediatrics" i cili është drejtuar nga Laila Tata e Divizionit të epidemologjisë dhe shëndetit publik në Universitetin e Notingamit në Mbretërinë e Bashkuar. "Duhani gjatë shtatzënisë është një faktor i njohur rreziku për rezultatet negative fetale dhe perinatale, edhe pse lidhja e anomalive të lindura tek pasardhësit mbetet ende për tu sqaruar-, shpjegon kërkuesja. Në shkallë ndërkombëtare, janë marrë shumë masa për të reduktuar duhanpirjen gjatë shtatzanisë, përshirë edhe terapinë zëvendësuese të nikotinës, por studimet mbi sigurinë e kesaj metode janë të pakëta: një testim vëzhgues danez nga i cili nuk dalin rritje të rrezikut dhe dy teste britanike dhe franceze të cilët tregojnë një rrezik të ulët por me raste të pamjaftueshme për ta vlerësuar siç duhet. Kështu Tata dhe kolegët e saj duan të qartësojnë nëse gratë shtatzëna të cilat i janë nënshtruar NRT-së ishin më shumë të ekspozuara ndaj anomalive të lindura në krahasim me gratë e tjera të cilat nuk pinin duhan dhe as nuk i nënshtroheshin një terappie të tillë. Në studim kanë marrë pjesë 192.498 fëmijë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar midis viteve 2001 dhe 2012 të dhënat klinike të të cilëve janë krahasuar me ato të mamave. Nga të dhënat rezulton se në krahasim me rastet ku nuk konsumohej duhan, rreziku i anomalive të lindura tek nënat e ekspozuara ndaj NRT-së dhe tek duhanpirëset ishte respektivisht 12% dhe 5% më i lartë ndërsa rreziku tek grupi i NRT-së  në krahasim më duhanpirëset ishte 7%. Gjithsesi nuk ka dalë asnjë lidhje statistikisht domethënëse nga keqformimet e ndryshme, me përjashtim të sistemit të frymëmarrjes. "Rezulatet tona nuk janë përfundimtare dhe nevojiten studime të mëtejshme për të qartësuar dhe konfirmuar këto raste-, përfundon Tata.

Pediatrics. 2015 Apr 6. doi: 10.1542/peds.2014-2560


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>