Pediatri

gus262015

Rendimenti shkollor bie nëse mbas traumës së kafkës simptomat vazhdojnë

Studentët me pasoja nga trauma kraniale kanë mundësi më të larta të një rënieje të rendimentit shkollor ndryshe nga studentët asimptomatikë, tregojnë rezultatet e një studimi të drejtuar nga Danielle Ransom  nga "Children's National Health System a Washington D.C" dhe i publikuar në revistën "Pediatrics". "88% e studentëve simptomatikë kanë dhimbje koke, lodhje dhe problem përqendrimi, ndërsa 77% e tyre thotë se kanë vështirësi të kuptojnë leksionet dhe të mbajnë shënime, si dhe të kalojnë më shumë kohë duke bërë detyrat e shtëpisë mbas dëmeve cerebrale", shkruajnë autorët të cilët kanë studiuar një grup prej 349 studentësh nga mosha 5 deri në moshën 18 vjeç, të cilët janë vlerësuar për një traumë kraniale në një qendër të madhe mjekësore rajonale dhe më pas janë kthyer në shkollë brenda 28 ditësh nga ngjarja. Pjesëmarrësit janë ndarë nga kërkuesit në dy grupe të ndryshme: simptomatikët dhe ata të cilët nuk kishin më simptoma karakteristikat e të cilëve janë vlerësuar me PCSI "Post-Concussion Symptom Inventory". "Të dhënat e mbledhura nuk tregojnë një rënie domethënëse të pikëve neurokonjiktive tek studentët me simptoma në krahasim me të tjerët, por tregojnë së rëndësia e simptomave lidhet në mënyre direkte me sasinë e problemeve shkollore të sinjalizuara nga studentët-, thotë kërkuesja duke theksuar se prindërit e nxënësve mes moshave 13 dhe 18 vjeç shfaqnin një rënie të rendimentit shkollor më të shpeshtë ndryshe nga prindërit e studentëve më të rinj ndërmjet moshës 10 dhe 12 vjeç. "Kjo i jep provën fillestare të impaktit negativ të dëmeve cerebrale mbi rendimentin shkollor, sidomos te studentët të cilët akoma shfaqin shenja të dëmtimit. Kur studentët kthehen në shkollë mbas një traume të tillë, është e nevojshme një mbështetje individuale në rast se simptomat vazhdojnë te duken", përfundon Ransom. Në këtë rast pediatri i familjes luan një rol shumë të rëndësishëm në identifikimin e fëmijëve simptomatikë por edhe në reduktimin e shqetësimeve të prindërve dhe të nxënësve në lidhje më rënien e përkohshme të rendimentit shkollor.

Pediatrics. 2015. doi: 10.1542/peds.2014-3434

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>