Pediatri

mar102016

Marrja e vitaminës D në shtatzëni nuk e përmirëson shëndetin e kockave të foshnjës

tags: Vitamina

Marrja në shtatzëni e integratorëve me bazë vitaminën D nuk ka efekt mbi densitetin kockor të fëmijëve, sipas një studimi të publikuar në "The Lancet Diabetes & Endocrinology".
"Rritja kockore në mitër dhe javët e para të jetës kushtëzon brishtësinë e madhe ose të vogël kockore në fazat pasuese të jetës duke krijuar predispozitë për osteoporozë në moshë të avancuar", pohon Cyrus Cooper bashkautor i artikullit dhe profesor i reumatologjisë në universitetin e Southampton, duke kujtuar se udhëzuesit aktualë nga Ministria e Shëndetësisë në Britani iu rekomandojnë të gjitha grave shtatzëna suplemente 10 mikrogramëshe ditore me vitaminë D për të përmirësuar shëndetin e kockave të fëmijëve.

"Studimi i emërtuar MAVIDOS - Maternal Vitamin D Osteoporosis Study është i pari trial i kontrolluar me placebo, i projektuar për të matur efikasitetin e suplementimit të vit.D në shtatzëni me matjen e densitetit kockor te foshnja", shkruajnë autorët që mes vitit 2008 - 2014, kanë rekrutuar 1.134 gra mes 14 dhe 17 javëshe shtatzëna me nivele të vitaminës D, nga të ulëta në normale. 
Gratë shtatzëna u caktuan që të merrnin në rrugë orale një kapsulë ditore që përmban placebo ose 25mikrogramë të vitaminës D në momentin e lindjes. Dhe në fund të studimit nuk dolën diferenca domethënëse në masën kockore të matur me densiometrinë te fëmijët e lindur nga gra të trajtuara me vitaminë D në krahasim me grupin e kontrollit.
Por një analizë e zhvilluar duke marrë në konsideratë lindjet e fëmijëve tregoi se fëmijët e lindur në dimër nga nëna që kishin marrë vitaminë D kishin një masë kockore më të madhe në krahasim me ata të lindur nga nëna të trajtuara me placebo.

"Kjo sugjeron se suplementimi me vit.D mund të kundërshtojë rënien e niveleve normale në trup të vitaminës D për shkak të mungesës së dritës së diellit kur fazat e fundit të shtatzënisë zhvillohen në muajt dimërorë", ngre hipotezën Kooper.
Dhe në një editorial Ian Reid nga universiteti i Auckland në Zelandën e Re, komenton: "Po hyjmë në një periudhë ku janë në fazë kompletimi shumë kërkime që ofrojnë mundësinë për të reduktuar kushtet patologjike ku mund të jetë i nevojshëm suplementimi me vit. D, duke i dalluar nga përdorimi i padiferencuar i integratorëve, pa shfaqje të efikasitetit".

 

The Lancet Diabetes & Endocrinology 2016. doi: 10.1016/S2213-8587(16)00044-9http://www.thelancet.com/journals/landia/article/PIIS2213-8587(16)00044-9/abstract

The Lancet Diabetes & Endocrinology 2016. doi: 10.1016/S2213-8587(16)00079-6http://www.thelancet.com/journals/landia/article/PIIS2213-8587(16)00079-6/abstract


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>