Focus

kor52022

Si të stimuloni kujtesën dhe përqendrimin?

Stimulues natyral, vitamina dhe minerale për kujtesën dhe përqendrimin

Truri është organi më kompleks në trupin e njeriut. Ai është përgjegjës për kryerjen e miliona funksioneve në baza ditore, nga kontrolli i të gjitha organeve dhe sistemeve në trup, në mënyrë që ato të punojnë në sinkroni të plotë, deri te përshtatja e trupit të njeriut ndaj kushteve mjedisore gjithnjë në ndryshim. Është gjithashtu detyrë e përditshme e trurit të kryejë funksione njohëse që përfshijnë perceptimet tona, vendimmarrjen, aftësitë motorike, aftësitë gjuhësore, aftësitë sociale dhe shumë më tepër.

Truri i njeriut ka aftësinë e jashtëzakonshme për të perceptuar, kuptuar dhe njohur botën përreth tij. Është thelbësore për mbijetesën tonë që të jemi në gjendje të marrim vendime në mënyrën e duhur dhe të shpejtë, të jemi në gjendje të përqendrohemi, të mbajmë mend informacionin (afatshkurtër dhe afatgjatë), të mendojmë në mënyrë kritike dhe të zgjidhim probleme të të gjitha llojeve.

Funksionet njohëse, duke përfshirë përqendrimin dhe kujtesën, mund të preken për një sërë arsyesh, problem i përhapur ky. Te të moshuarit, dëmtimi konjitiv mund të ndodhë për shkak të një sëmundjeje, të tilla si sëmundja e Alzheimerit, sëmundja e Parkinsonit, demenca, iktuset, ose thjesht të jetë rezultat i ndryshimeve që lidhen me moshën madhore. Të rinjtë që kanë jetë të ngarkuar, stres të shtuar dhe sindromën burnout, është mjaft e mundshme të përjetojnë dëmtime në kujtesë dhe përqendrim.

Si mund ta ndihmojmë trurin të përballet me këto probleme? Natyra ofron një shumëllojshmëri të gjerë bimësh dhe barishtesh për të ndihmuar funksionet njohëse të trurit. Një përfaqësuese tipike e bimëve që ndikon pozitivisht në kujtesën dhe përqendrimin është Ginkgo Biloba. Ajo është një nga bimët më të lashta në botë, ekzistenca e së cilës mund të gjurmohet 280 milionë vjet më parë; kjo bimë është e njohur në mjekësinë tradicionale kineze.


Ekstrakti i Ginkgo Bilobës ka shumë përbërës aktivë nëpërmjet të cilëve, ai ushtron efektet e tij pozitive në organizëm. Ai përmban dy grupe kryesore të substancave aktive: flavonoide dhe terpenoide. Flavonoidet mbështesin strukturën dhe funksionin e duhur të enëve të gjakut në trup dhe kontribuojnë në qarkullim më të mirë të gjakut. Për shkak të këtij efekti, truri furnizohet më mirë me gjak dhe ushqehet me energji dhe oksigjen. Furnizimi i qelizave të trurit me lëndë ushqyese dhe glukozë është thelbësor për funksionimin e duhur të tyre. Kështu, ekstrakti i Ginkgo Bilobës përmirëson simptomat në sëmundjet që ndikojnë në funksionet njohëse. Përveç kësaj, ekstrakti i Ginkgo Bilobës përmirëson qëndrueshmërinë e qelizave të trurit në nivele të reduktuara të oksigjenit në gjak.

Vetitë e përshkruara të Ginkgo Bilobës vlejnë për të gjithë organizmin. Përveç problemeve konjitive, ekstrakti i kësaj bime mund të ndihmojë edhe personat që vuajnë nga gjymtyrët e ftohta, sepse përmirëson rrjedhjen e gjakut në to, si dhe ndjesinë e pakëndshme të tinitusit (tringëllima në vesh).

Përveç ekstrakteve bimore, ka substanca të tjera që gjenden në natyrë dhe në ushqimin tonë, të cilat mbështesin funksionin e trurit. Një substancë e tillë është vitamina B5 (i ashtuquajturi acid pantotenik). Kjo vitaminë është zbuluar se mbështet aktivitetin mendor dhe metabolizmin (metabolizmin e substancave në tru). Përveç kësaj, vitamina B5 ka treguar se ndihmon në rregullimin e hormoneve të stresit. Prandaj njihet si vitamina "antistres". Një tjetër vitaminë e dobishme për sistemin nervor është vitamina B7 (biotina), e cila promovon funksionimin normal mendor dhe të sistemit nervor. Seleni është një mineral që ndihmon trupin të luftojë stresin oksidativ. Përveç kësaj, marrja e selenit në dozat e duhura është e dobishme për shëndetin e tiroides.

Kombinimi i Ginkgo Bilobës, biotinës, acidit pantotenik dhe selenit është një aleat i fuqishëm për problemet e kujtesës dhe përqendrimit, pavarësisht nëse një person është i moshuar apo i ri, duke udhëhequr një mënyrë jetese aktive e duke ndihmuar në përballjen e plot situatave stresuese të jetës së përditshme. Selenogina është një produkt i specializuar që kombinon pikërisht këta përbërës, një ekstrakt jashtëzakonisht i pastër dhe standardizuar i pemës Ginkgo Biloba, i kombinuar me mikroelementet e duhura për të mbështetur funksionet njohëse. Përbërësit aktivë të produktit Selenogin janë përzgjedhur dhe dozuar posaçërisht, në mënyrë që trupi të marrë dozën e tyre optimale dhe vetë produkti të sigurojë efikasitet dhe siguri.



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>