Pediatri

dhj112018

Rritet në mënyrë konstante numri i rasteve të diabetit të tipit 1 te fëmijët

Një kërkim i publikuar në "Diabetologia" ka treguar se rastet e reja të diabetit të tipit 1 te fëmijët, janë shtuar me 3,4% në vit, në të gjithë Europën. "Nëse kjo tendencë do të vazhdojë, në 20 vitet e ardhshme, incidenca do të dyfishohej", konfirmon Chris Patterson (Universiteti i Mbretëreshës në Belfast, Mbretëria e Bashkuar), që ka drejtuar grupin e punës. Kërkuesit kanë analizuar normat e incidencës të standardizuara për moshë e gjini te fëmijët 0-14 vjeç, nga 26 qendra europiane në 22 vende që kanë regjistruar individë me diagnozë të re në rajone të përcaktuara gjeografikisht në periudhën 1989-2013. Të dhënat kanë treguar shtim të dukshëm të incidencës në të gjitha qendrat, përveçse në dy, me një normë maksimale të shtimit prej 6,6% në vit, në një qendër polake. Qendra të ndryshme, në vende me incidencë të lartë, mes të cilave, Finlanda dhe Norvegjia, së bashku me dy qendra në Mbretërinë e Bashkuar, kanë treguar norma rritjeje të reduktuara gjatë viteve të fundit.
Përkundër kësaj, një analizë e përbashkët në të gjitha qendrat tregoi një rritje në normën e incidencës prej 3.4% në vit. Normat e rritjes ishin të ngjashme te djemtë dhe vajzat e grupmoshës 0-4 vjet (3.7% dhe 3.7% në vit) dhe në fashën 5-9 vjeçare (3.4% dhe 3.7% në vit), por ishin më të larta te djemtë, krahasuar me vajzat në grupmoshat 10-14 vjeç (3.3% dhe 2.6% në vit).

Është zbuluar një frekuencë e rëndësishme për katër vjet në katër qendra (Gjermani, Zvicër dhe Oksford, Britania e Madhe) me tre qendrat që kanë treguar kulmin më të fundit në vitin 2012, edhe pse autorët nuk kanë gjetur asnjë arsye të besueshme për këto ndryshime.

"Përpjekjet duhet të synojnë të përmirësojnë cilësinë e kujdesit për të ndihmuar në reduktimin e ndërlikimeve afatgjata dhe vdekjeve të lidhura me diabetin. Çelësi për këtë është përmirësimi në kontrollin e glukozës në gjak, që do të arrihet jo vetëm me metoda më të sofistikuara të administrimit të insulinës, por edhe me një rritje të investimeve në shërbime, për të mbështetur ekipin e mbështetjes me formim të mirë dhe të përkushtuar, për të kënaqur kërkesat në rritje të ky grup fëmijësh dhe te familjet e tyre", përfundojnë autorët.

 

Diabetologia. 2018. doi: 10.1007/s00125-018-4763-3
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30483858


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>