Pediatri

shk142020

Abuzimi me kurat në fëmijëri. Ku nevojitet më shumë kontroll?

Përditësimi i shqyrtimit vjetor mbi abuzimin me terapitë mjekësore në moshë pediatrike, botuar në "Jama Pediatrics", nxjerr në dritë një seri praktikash dhe terapish, disa afatgjata, të tjera të prezantuara kohët e fundit, të cilat duhet të dekurajohen ose të hetohen më mirë, për të shmangur keqpërdorimin e burimeve dhe për të shmangur dëmtimin e pacientëve.

"Abuzimi me kurat është i zakonshëm në pediatri, por monitorimi i vazhdueshëm i praktikave të konsoliduara dhe atyre në zhvillim, mund të identifikojnë fushat e përdorimit të tepërt të burimeve dhe t'i ndihmojnë mjekët të shqyrtojnë raportin mes dëmeve dhe përfitimeve në kujdesin mjekësor që ofrojnë", shpjegon Nathan Money (nga Kolegji i Mjekësisë "Baylor" në Hjuston), autori kryesor i studimit.

Ekspertët kanë kryer një kërkim në revistat e zgjedhura pediatrike për vitin 2018 dhe identifikuan dhjetë artikuj që kishin të bënin me abuzimin mjekësor pediatrik. Çdo artikull u vlerësua nga tre vlerësues të pavarur për të identifikuar cilësinë e metodave, shtrirjen e dëmit të mundshëm dhe numrin e pacientëve potencialë të dëmtuar. Duke analizuar të dhënat, studiuesit vëzhguan se disa praktika që përdoren tashmë prej ca kohësh, duhet të dekurajohen dhe se të tjerat e prezantuara kohët e fundit duhet të hetohen më mirë.
Disa nga praktikat që është vendosur të eliminohen përfshijnë profilaksinë antibiotike për infeksionet e traktit urinar, recetën rutinë të opiateve, ciklet e zgjatura të antibiotikëve për tuberkulozin latent, shtrimin në spital në terapinë intensive dhe terapinë farmakologjike rutinë për sindromën e abstinencës neonatale. Sa iu përket praktikave emergjente që meritojnë më shumë vëmendje para se të lejojnë përqafimin e gjerë, lista përfshin vizita në shtëpi pas daljes nga spitali, të udhëhequra nga infermierë, probiotikët për gastroenterit dhe programet intensive të kontrollit kardiak për atletët.

"Dhjetë studimet për të cilat diskutojmë në studimin tonë, duhet të frenojnë entuziazmin për ndërhyrjet që ne i tregojmë të padobishme dhe të motivojnë vlerësime të mëtejshme për secilën praktikë të prezantuar së fundmi", përfundojnë autorët.

 

Jama Pediatrics 2020. Doi: 10.1001/jamapediatrics.2019.5849
https://dx.doi.org/10.1001/jamapediatrics.2019.5849


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>