Pediatri

dhj152023

UNICEF: Raport mbi shtimin e rasteve me fruth

Në Evropë dhe në Azinë Qendrore, nga janari deri në fillimin e dhjetorit 2023, janë konfirmuar 30.601 raste me fruth, në krahasim me 909 që ishin në vitin 2022, me një rritje prej 3.266%. UNICEF ka dhënë alarmin dhe rikujton se rreth 931.000 fëmijë në këto zona të botës nuk i kanë kryer plotësisht apo pjesërisht vaksinat bazë në vitet 2019-2021 dhe se norma e vaksinimit me dozën e parë kundër fruthit u ul nga 96% që ishte në vitin 2019, në 93% në vitin 2022.

Ndër vendet më të prekura është Kazakistani me 69 raste për 100.000 banorë, me numër të përgjithshëm prej 13.524 rastesh. Kirgistani mban vendin e dytë për rastet me fruth, me 58 raste në çdo 100.000 banorë, me numër të përgjithshëm prej 3.811 rastesh dhe më pas Rumania me 9.6 raste, për çdo 100.000 banorë, me numër të përgjithshëm prej 1.855 rastesh. Regina De Dominicis, drejtuese rajonale e UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore deklaroi se: "Nuk ka asnjë shenjë më të qartë të kolapsit në mbulimin me  vaksina, sesa shtimi i rasteve të fruthit. Një rritje kaq e theksuar kërkon vëmendje urgjente dhe masa të shëndetit publik për të mbrojtur fëmijët nga kjo sëmundje e rrezikshme dhe vdekjeprurëse".

UNICEF rikujton se fruthi ka efekt shkatërrues, edhe me pasoja vdekjeprurëse në shëndetin e fëmijës. Ai provokon dobësim afatgjatë të sistemit imunitar, duke i bërë më të prekshëm nga sëmundjet e tjera infektive, siç është pneumonia. Në mënyrë që çdo fëmijë të vaksinohet, organizata e fëmijëve në OKB u bën thirrje vendeve në rajon që të identifikojnë urgjentisht të gjithë fëmijët, veçanërisht ata që nuk e kanë kryer vaksinën; të forcojnë kërkesën për vaksinim, duke përfshirë krijimin e besimit; t'u japin prioritet financimit për vaksinimin dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor; të ndërtojnë sisteme shëndetësore elastike përmes investimeve te personeli shëndetësor, në novatorizëm dhe në prodhimin vendas.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>