Kardiologji

sht32014

Teknika perkutane e zëvendësimit valvular redukton hospitalizimin

Zëvendësimi me kateter i valvulës aortale me teknika perkutane redukron me 30% kohëzgjatjen e qëndrimit në spital pa ndikuar në shtimin e komplikacioneve vaskulare post-operatore krahasuar me procedurën transfemorale tradicionale (TAVR), e cila kërkon incision në ije.
Ky është konkluzioni i një studimi të publikuar në Circulation: Cardiovascular Interventions, koordinuar nga Jay Giri,  professor i asociuar pranë Perelman School of Medicine në Universitetin e Pensilvanisë. TAVR mundëson zëvendësimin e valvulës së aortës pa kirurgji me zemër të hapur dhe mund të kryhet në dy mënyra duke futur një kateter në arterien femorale me të cilin shtyhet valvula e re deri në zemër", shprehet studiuesi. Përqasja tradicionale transfemorale kërkon një prerje në ijë disa inç e gjatë, por kohët e fundit është hartuar një teknikë perkutane e quajtur incisionless, e cila nuk kërkon një prerje të gjatë, por vetëm një kalim minimal përmes lëkurës, për të zëvendësuar valvulën e aortës.
"Sipas përvojës sonë klinike ka pak ndryshim në rezultatet ndërmjet teknikës perkutane dhe TAVR, por ne kemi krahasuar në thellësi komplikacionet vaskulare dhe kohëzgjatjen e hospitalizimit", rinis Giri i cili së bashku me kolegët ka ekzaminuar 120 pacientë të trajtuar me TAVR tradicionale dhe 211 me teknikë perkutane midis 2007 dhe 2013. " Në fund të studimit gjetëm se rekuperimi postoperator ishte më i mirë në grupin e ndërhyrjes mini invasive (vetëm shtatë ditë qëndrim spitalor në krahasim me dhejtë ditë qëndrimi për grupin tjetër) dhe asnjë ndyshim në nivelet e komplikacioneve vaskulare si hematoma subkutane, disekacion apo dëmtim i vazave. Duhet theksuar se pavarësisht metodës së përdorur nga mjeku, ajo që ndikon më shumë në komplikacionet vaskulare mbetet përzgjedhja e gidit dhe kateterit të përshtatshëm", nënvizon studiuesi.

Circ Cardiovasc Interv 2014

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>