Kardiologji

dhj162015

Në të operuarit me stent koronarik rritet risku për hemorragji dhe ishemi

Nevoja për kirurgji është e shpeshtë te pacientët me stent koronar dhe sjell rreziqe domethënëse para operacionit me ngjarje hemorragjie dhe ishemie. Risku ishemik jo vetëm që lidh në mënyrë të anasjelltë kohën e kaluar ndërmjet angjioplastikës prekutane (Pci) dhe ndërhyrjes së ardhshme kirurgjikale, por është i influencuar edhe nga tipi i stentit. Këto janë konkluzionet e një studimi italian të publikuar në "Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes", me autor Francesco Saia i Institutit të Kardiologjisë, Policlinico S.Orsola-Malpighi, Universiteti i Bolonjës. "Te pacientët me stent koronar ndërprerja peri-operatore e terapisë antitromobocitare shton riskun për trombozë nga stenti dhe të shfaqjeve ishemike kardiake, ndërkohë që vazhdimësia e trajtimit antitrombocitar shton riskun për hemorragji", kujtojnë autorët. Te pacientët në të cilët parashikohen ndërhyrje të mëtejshme kirurgjikale, stentet me metal të zhveshur preferohen zakonisht në momentin e angjioplastikës prekutane, por epidemiologjia dhe pasojat e kirurgjisë te subjektet me stent koronar në pozicion, nuk janë të përcaktuara, siç nuk është edhe roli i tipeve të ndryshëm të stenteve në realizimin e kohëve të ndërhyrjes tjetër kirurgjikale që vijon. Për të thelluar argumentin kërkuesit kanë studiuar 39.362 pacientë me stent paraprak koronar, të regjistruar në një studim të ardhshëm shumqendërsh dhe të ndjekur për pesë vjet nga ku 13.128 u janë nënshtruar proceduarve të mëtejshme kirurgjikale të angjioplastikës. "Kemi vlerësuar incidencën e faktorëve parashikues të vdekjes kardiake, infarktit të miokardit dhe hemorragjive të rënda brenda 30 ditëve nga kirurgjia", shkruajnë autorët, duke shtuar se kirurgjia shton me 1,58 herë riskun e vdekjes kardiake gjatë follow-up-it dhe ndërhyrja midis tipit të stentit dhe kohës së kaluar nga angjioplastika dhe ndërhyrja e radhës janë faktorë të pavarur të lidhur me një shtim të rrezikut të vdekjes kardiake dhe infarktit të miokardit. Krahasuar me stentet metalikë të implantuar më shumë se një vit para operacionit, ata të gjeneratës së vjetër me rrezik të barit, lidhen me probabilitet më të lartë të rasteve akute, ndërsa stentet e mjekuar sipas gjeneratës së re kanë një siguri të ngjashme me ato me metal të zhveshur për më shumë se gjashtë muaj nga aplikimi dhe janë madje më të sigurt brenda gjashtë mujor-shit. "Shtresëzimi i riskut trombotik dhe i hemorragjisë mund të ndihmojë procesin vendimtar për një administrim adekuat peri-operator të pacientëve me stent koronar", përfundojnë autorët.

Circ Cardiovasc Qual Outcomes. 2016. doi: 10.1161/CIRCOUTCOMES.115.002155https://dx.doi.org/10.1161/CIRCOUTCOMES.115.002155

Përktheu: Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>