Kardiologji

pri42016

Stenoza e arteries pulmonare në kardiopatinë e lindur: stenti është efikas me komplikime të shpeshta

tags: stent

Terapia e stenozës së arteries pulmonare nëpërmjet pozicionimit të një stenti te fëmijët dhe te të rriturit me sëmundje kardiake të lindur, ka rezultuar e suksesshme në pjesën më të madhe të rasteve, me koston e komplikimeve të shpeshta edhe të rënda, kjo sipas një studimi të publikuar në "Journal of Amarican Colelge of Cardiology". Për të arritur në këto konkluzione kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat e 1.183 pacientëve, mosha e të cilëve varionte nga pak muaj në më mbi 18 vjeç me një mesatare 9 vjeç, të trajtuar në 59 spitale amerikane nga 2011 deri në 2014. "Globalisht, shkalla e suksesit të procedurës ka qenë rreth 75%", thotë Matthew Lewis, bashkautor i artikullit dhe kardiolog në Qendrën mjekësore të Columbia University, duke saktësuar se shkalla e komplikimeve ka qenë e barabartë me 14%, me 9% vdekje apo afekte anësore të rënda, shpesh të lidhura me hemorragjitë. Pas shqyrtimit të mëtejshëm të analizës së të dhënave, kërkuesit kanë zbuluar se pozicionimi i stentit te pacientët me stenozë pranë origjinës së arteries pulmonare, kishte një probabilitet më të lartë suksesi dhe një shkallë më të ulët për komplikime.

"Sipas këtyre të dhënave do të ishte e përshtatshme që mjekët të informonin pacientët e tyre ose familjarët mbi rreziqet dhe përfitimet e procedurës, duke shtresëzuar kandidatët për ndërhyrje, në bazë të riskut të tepërt", shkruajnë autorët e artikullit, duke shtuar se për shkak të shkallës së lartë të efekteve anësore, nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar si të minimizojmë komplikimet e operacionit. "Nga rezultatet del në pah se për këtë procedurë shkalla e suksesit është më e ulët se ajo e komplikimeve dhe më e lartë se ajo e vlerësuar paraprakisht", nënvizon në një editorial Phillip Moore, drejtor i Pediatric Cardiac Catheterization Laboratory pranë Universitetit të Kalifornisë San Francisco. Ai përfundon: "Megjithatë autorët e studimit meritojnë një duartrokitje për analizën e shkëlqyer të të dhënave në dispozicion mbi korrigjimin përmes stentit të stenozës së arteries pulmonare".


J Am Coll Cardiol. 2016. doi:10.1016/j.jacc.2016.01.025
http://content.onlinejacc.org/article.aspx?articleID=2502800

J Am Coll Cardiol. 2016. doi:10.1016/j.jacc.2016.01.040
http://content.onlinejacc.org/article.aspx?articleID=2502805


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>