Focus

dhj302016

Reduktim i pllakave aterosklerotike, rezultate të mira me antitrupat anti Pcsk9

tags: stent
Antitrupat monoklonalë anti PCSK9 nuk ofrojnë vetëm mundësinë për të çuar në objektiv kolesterolin Ldl në pjesën më të madhe të pacientëve që nuk janë kontrolluar siç duhet me statina, por duket se garantojnë edhe një regres të pllakave aterosklerotike. Në këtë përfundim del studimi GLAGOV, një trial i fazës III që parashikonte matjen direkte nëpërmjet ultrasonografisë intravaskulare të pllakave koronare te pacientët në terapi me evolocumab si shtesë e statinave. Studime të mëparshme të imazherisë kanë treguar përfitimet e një reduktimi agresiv të kolesterolit Ldl, duke treguar mundësinë për të arritur një tërheqje të pllakave në rreth 2/3 e pacientëve ku arrihej një reduktim i kolesterolit Ldl më i ulët se 70 mg/dl.
Niveli që mund të arrihet me lehtësinë më të madhe falë anti-PCSK9 që lejojnë të arrihet një reduktim i mëtejshëm i 54-75% të niveleve të kolesterolit në krahasim me ato të arritura nga pacientët falë terapisë me statina. Bari funksionon duke inhibuar proteinën e konvertazës subtilisin /kexina 9 (PCSK9), një proteinë që përcakton degradimin e receptorëve Ldl dhe që redukton aftësinë e mëlçisë për të eliminuar kolesterolin Ldl në gjak. Duke u lidhur me proteinën PCSK9 evolocumab ndalon nga ana e saj lidhjen me receptorët e Ldl-së në membranën hepatike. Si pasojë ka një shtim të receptorëve të Ldl të disponueshëm në membranat e qelizave hepatike dhe pra të aftësisë për të hequr kolesterolin Ldl nga gjaku. Studimi GLAGOV propozonte të verifikohej hipoteza se arritja e një reduktimi të ndjeshëm të niveleve të kolesterolit Ldl falë shtimit të evolocumab në terapinë maksimale të toleruar me statinat ishte në gjendje që të përcaktonte një ndryshim domethënës të pllakave koronare të matura nëpërmjet ultrasonografisë intravaskulare në gjendje bazale dhe pas 78 javësh në terapi. Është fjala për një studim të fazës III, multiqendror krahasuar me placebon ku janë  rekrutuar 968 pacientë.
Rezultatet përfundimtare janë prezantuar gjatë seksioneve shkencore të kongresit të ardhshëm të Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), megjithatë Amgen që ka vënë pikërisht antitrupin e ri monoklonal, ka bërë të ditur se janë arritur plotësisht si endpointi primar edhe ai sekondar. "Jemi përballë një studimi që përfaqëson një gur të çmuar për të cilin jemi të kënaqur sepse tregon efikasitetin e evolocumab në modifikimin e procesit aterosklerotik - pohon Sean E. Harper, Executive Vice President of Research and Development të Amgen. - Besojmë fort në potencialin e evolocumab në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe jemi entuziastë që i ndajmë këto të dhëna me komunitetin shkencor tw AHA-s".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>