Kardiologji

gus42016

Sëmundjet koronare, FDA aprovon stentin e parë të bio-absorbueshëm

tags: stent

Pas aprovimit të Administratës së Barnave dhe Ushqimit (FDA), Bvs Bioresorbable Vascular Scaffold bëhet stenti i parë i bio-absorbueshëm i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara për trajtimin e sëmundjes së koronareve, një patologji që mbetet një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë pavarësisht dekadave të progreseve terapeutike. Ndryshe nga stentet metalike të përhershme, Bvs është një material i ngjashëm me atë të penjve të absorbueshëm.

"Aprovimi është një lajm shumë i mirë edhe për Shoqatën Italiane të Kardiologjisë Intervenuese (GISE) dhe dëshmon efikasitetin dhe sigurinë e këtij dispozitivi në gjendje për t'u shpërbërë plotësisht brenda tre vjetëve duke lejuar shërimin e plotë të koronares", pohon Giuseppe Musumeci, president i shoqatës. Dhe Deepak Nath, Senior Vice President Vascular di Abbott shton: "Dispozitivi i bio-absorbueshëm BVS lejon të trajtohet sëmundja e korornareve pa detyrimin e një implanti metalik, duke iu ofruar lehtësi pacientëve dhe duke i ndihmuar që të rifillojnë aktivitetin e përditshëm pa shqetësimin se duhet të mbajnë një stent të përhershëm. Jemi entuziastë  për vendimin e FDA-së për ta bërë këtë teknologji të disponueshme edhe për pacientët amerikanë".
Tashmë në Evropë për 5 vjet, Bvs është tani i disponueshëm në më shumë se 100 vende dhe është implantuar në më shumë se 150.000 persona nga të cilët rreth 20.000 të seleksionuar në 120 qendra spitalore europiane.

"Kemi besuar gjithnjë se Bvs  ishte risia kryesore në fushën e kardiologjisë intervenuese, aq sa për të promovuar  një regjistër kombëtar, IT-DISAPPEARS, që ka vlerësuar rezultatin afatshkurtër dhe afatgjatë  të kësaj teknologjie në patologjinë koronarike komplekse në 1.000 pacientë të regjistruar në më shumë se 50 qendra spitalore italiane", pohon Musumeci. Dhe rezultatet e prezantuara së fundi në Kongresin Europian të Kardiologjisë Intervenuese, kanë evidentuar një incidencë të ulët të komplikimeve: vetëm 6 pacientë në 1.000 kanë përjetuar një mbyllje subakute të koronares. 

 

Fda - Press Announcementshttp://www.fda.gov/NewsEvents/Neësroom/PressAnnouncements/ucm509805.htm


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>