Kardiologji

kor112018

A duhen përdorur antikoagulantët te të moshuarit me nefropati kronike?

Sipas një studimi të publikuar në "British Medical Journal", te pacientët e moshuar me sëmundje renale kronike dhe një diagnozë të re fibrilacioni atrial, përshkrimi i antikoagulantëve shton rrezikun për iktus ishemik dhe hemorragji, si dhe lidhet me një rrezik të reduktuar vdekshmërie për të gjitha shkaqet.

"Menaxhimi më i mirë i pacientëve të moshuar me sëmundje renale kronike (pa dializë) dhe njëkohësisht, me fibrilacion atrial, has vështirësi për shkak të mungesës së udhëzimeve ose studimeve eksperimentale me përzgjedhje rastësore të cilësisë së lartë, në mbështetje të procesit vendimtar klinik", konfirmon Shankar Kumar (Kolegji Universitar i Londrës), autor kryesor i studimit.

Për të kuptuar më mirë situatën, kërkuesit kanë zhvilluar një analizë kohorte nga janari 2006 deri në dhjetor 2016, duke përdorur një bazë të dhënash të mjekësisë bazë. Pjesëmarrësit, 65 vjeç e sipër, duhet të kishin një diagnozë të re fibrilacioni atrial me një shpejtësi filtrimi glomerular të vlerësuar, më të ulët se 50 ml/min/1,73 m².

Një numër i përgjithshëm prej rreth 2.400 të moshuarish me sëmundje renale kronike dhe fibrilacion atrial të diagnostikuar së fundi që kishin marrë një përshkrim për antikoagulant brenda 60 ditëve nga diagnostikimi me fibrilacion atrial, janë kombinuar për t'u analizuar në një kohorte të ngjashme që nuk kishte marrë antikoagulantë.

Varfarina ishte antikoagulanti i përshkruar më shpesh (72%), i ndjekur nga rivaroxabani dhe apixabani. Kërkuesit kanë zbuluar se normat e ashpra për goditje ishemike dhe hemorragji ishin 4.6 dhe 1.2 për 100 vjet/njeri te pacientët që kishin marrë antikoagulantë dhe 1.5 e 0.4 tek ata, të cilëve nuk u ishte përshkruar. Në subjektet të cilëve u ishin dhënë antikoagulantë, raportet e rrezikut për iktus ishemik, hemorragji dhe vdekshmëri për të gjitha shkaqet kanë qenë të barabarta me 2,60, 2,42 e 0,82 krahasuar me ata që nuk kishin ndjekur asnjë terapi antikoagulante.

"Duke marrë parasysh këto rezultate, iu duhet kushtuar vëmendje e veçantë antikoagulantëve te të moshuarit me sëmundje renale kronike që zhvillojnë fibrilacion atrial. Në gjendjen aktuale, vendimi për të nisur një trajtim antikoagulant te pacientët me sëmundje renale kronike dhe fibrilacion atrial të sapofilluar, duhet marrë në mënyrë individuale", përfundojnë autorët.

 

BMJ 2018. Doi: 10.1136/bmj.k342
http://www.bmj.com/content/360/bmj.k342


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>