Gjinekologji

gus12023

Glukokortikoidet në lindjen e parakohshme. Efekte negative në sistemin kardiovaskular të foshnjave

Deksametazoni dhe betametazoni kanë efekte të ndryshme të dëmshme në sistemin kardiovaskular të fetusit në zhvillim, sipas një studimi të botuar në "FASEB Journal".

"Glukokortikoidet sintetike më të përdorura, d.m.th. deksametazoni dhe betametazoni, kur administrohen para lindjes përshpejtojnë maturimin e mushkërive të fetusit dhe reduktojnë vdekshmërinë te foshnjat e lindura para kohe, por gjithashtu mund të shkaktojnë edhe efekte negative në sistemin kardiovaskular nëpërmjet disa mekanizmve që ende nuk janë kuptuar mirë", shpjegon autorja kryesore e studimit Tessa Garrud nga Universiteti i Kembrixhit në Britani, e cila bashkë me kolegët studiuan efektet e dy barnave në strukturën dhe funksionin kardiovaskular, si dhe mekanizmat themelorë molekularë duke përdorur embrionet e pulës, një model që lejon verifikimin efektet e dy barnave në zhvillimin e zemrës dhe enëve të gjakut në mënyrë të pavarur nga ato materne ose placentare. "Në sintezë, vezët e fekonduara u trajtuan me deksametazon, betametazon ose një tretësirë kontrolli dhe më pas u kryen analiza funksionale biometrike, kardiovaskulare dhe molekulare", thonë autorët.

Rezultatet treguan se të dy glukokortikoidet kanë një efekt frenues në zhvillimin kardiovaskular, më i dukshëm me betametazonin. Ky i fundit, krahasuar me deksametazonin, shkakton nga njëra anë mosfunksionim diastolik më të madh kardiak dhe nga ana tjetër reduktimin e funksionit sistolik. Në anën tjetër, deksametasoni shkakton hipertrofi të kardiomiociteve, ndërsa betametazoni shkakton një ulje të numrit të tyre. Dhe në nivelin e enëve të gjakut, betametazoni mund të dëmtojë zgjerimin e enëve të gjakut, ndërsa glukokortikoidi tjetër shkakton vazokonstriksion më të madh.

"Terapia prenatale me glukokortikoidë në një shtatzëni në rrezik për lindje të parakohshme është një trajtim jetëshpëtues me dobi të padiskutueshme, e cila megjithatë mund të shkaktojë efekte negative kardiovaskulare te pasardhësit të cilat duhen marrë në konsideratë" përfundon Garrudi.

 

FASEB Journal 2023. Doi: 10.1096/fj.202200676RR
https://doi.org/10.1096/fj.202200676RR


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>