Kardiologji

maj212019

Kush vuan nga sëmundjet kardiovaskulare, duhet t'i nënshtrohet kontrollit për depresion

Pacientët me sëmundje kardiovaskulare duhet t'i nënshtrohen kontrollit për të verifikuar nëse vuajnë nga depresioni, sipas një studimi të botuar në "Journal of the American College of Cardiology", i cili propozon ofrimin e një mjeti të përshtatshëm me algoritme, për menaxhimin e problemeve.
"Depresioni, i cili prek një në pesë pacientë me sëmundje koronare, arteriopati periferike dhe insuficiencë kardiake, e komplikon menaxhimin e sëmundjeve, duke përkeqësuar faktorët e rrezikut kardiovaskular dhe duke reduktuar qasjen në stilin e jetës së shëndetshme dhe në terapitë mjekësore", shpjegon James Murrough (Shkolla Icahn e Mjekësisë në Mount Sinai), autor i studimit.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të gjithë pacientët me sëmundje koronare, t'i nënshtrohen skrinimit për depresion. Task Forca e Shërbimeve Parandaluese në SHBA rekomandon të bëhet e njëjta gjë edhe në popullatën e përgjithshme të të rriturve, por ekspertët vlerësojnë se vetëm 3% e pacientëve iu janë nënshtruar procedurave të këtij lloji në ambient ambulator, në vitin 2015. Sipas studiuesve, kardiologët duhet të diskutojnë rëndësinë e shfaqjes së depresionit me pacientët e tyre me sëmundje kardiovaskulare dhe pastaj të ndërmarrin skrinimin e të gjithë atyre që janë dakord, duke përdorur Pyetësorin e Shëndetit të Pacientit me dy zëra (PHQ-2) për shkak të lehtësisë së përdorimit, disponueshmërinë në gjuhë të ndryshme dhe qasjes online. Pacienti që rezulton pozitiv në test, mund t'iu nënshtrohet menjëherë shtatë elementeve shtesë të testit PHQ-9, i cili përfshin kriteret diagnostikuese të depresionit DSM-IV dhe simptoma të tjera të mëdha depresive, edhe ky, në dispozicion online.

Ai që rezulton pozitiv edhe këtu, duhet të vlerësohet më tej nga mjeku i kujdesit parësor ose shërbimet e shëndetit mendor dhe hapi tjetër do të jetë një vlerësim i menjëhershëm për vetëvrasje akute. Sipas dokumentit, menaxhimi i depresionit te pacientët me sëmundje kardiovaskulare mund të përfshijë administrimin e antidepresivëve, duke përjashtuar antidepresivët triciklikë dhe frenuesit e monoaminoksidazës, për shkak të profileve të tyre të pafavorshme të sigurisë kardiovaskulare dhe psikoterapi e stërvitje, por strategjia duhet të përcaktohet nga një grup multidisiplinar që përfshin si mjekët e përgjithshëm, ashtu edhe kardiologët dhe psikiatrët.


J Am Coll Cardiol. 2019. doi: 10.1016/j.jacc.2019.01.041
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30975301


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>