Kardiologji

qer182019

Prof. Mihal Tase: Ushqimet me kripë, shkak kryesor i hipertensionit. Sa duhet konsumuar në ditë?

Numri i atyre që vuajnë nga hipertensioni, është i lartë. Ai, madje, nuk kursen as moshat e reja. Sipas mjekëve, kjo lidhet me rritjen e jetëgjatësisë, por shkak kryesor është stili i jetesës dhe kuzhina jonë mesdhetare, ku çdo ushqim përmban kripë.

Shefi i Shërbimit të Sëmundjeve Interne, prof. Mihal Tase, sugjeron reduktimin e kripës në ushqim.
"Çdo individ duhet të konsumojë 2-4 gramë kripë gjatë gjithë ditës, që do të thotë, bashkë me bukën, djathin, sallamin apo produkte të tjera të konservuara që kanë bazë kripën".

Për të gjithë ata që kanë vlera të larta të tensionit, përveç mjekimit, profesor Tase sugjeron edhe një dietë ushqimore pa alkool, mish dhe pa yndyrë.
"Dieta për ata që vuajnë nga hipertensioni duhet të bazohet te perimet, frutat, por jo ato me shumë sheqer. Këshillohet gjithashtu të konsumohen frutat e thata, si: arra, bajame, lajthi. Është mirë të konsumohen 4-5 kokrra çdo ditë nga këto fruta, pasi ato bëjnë shumë mirë për hipertensionin arterial", shprehet prof. Tase.

Por, kjo dietë duhet të shoqërohet edhe me aktivitet fizik dhe, sipas Tases, nëse ndiqet në mënyrë rigoroze, ajo i ul vlerat e larta të tensionit, po aq sa medikamentet.
"Nuk kërkohen ushtrime force, por është e nevojshme të bëhet ecje si fillim ngadalë e më pas duke rritur ritmin, nga 7 deri në 10 kilometra në ditë", sugjeron Shefi i Shërbimit të Sëmundjeve Interne në QSUT.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>