Kardiologji

pri172020

Trajtimi i iktusit akut gjatë pandemisë COVID-19. Këshillat e ekspertëve

Ekspertët e Shoqatës Amerikane të Zemrës dhe asaj të iktusit, kanë nënshkruar në revistën "Stroke" një udhëzues për menaxhimin e iktusit gjatë epidemisë COVID-19. Mesazhi? Menaxhimi më i mirë i trajtimit në kushtet e një stafi të reduktuar, me mungesë të pajisjeve mbrojtëse personale dhe disponueshmëri të kufizuar të shtretërve të kujdesit intensiv.

"Provojmë të gjithë një ndjesi pafuqie përballë kësaj krize globale", thotë bashkëautori Patrick Lyden nga departamenti i neurologjisë së Qendrës Mjekësore Cedars Sinai në Los Angeles, Kaliforni, duke shpjeguar se, megjithëse dokumenti iu nënshtrohet ndryshimeve të ardhshme me evolucionin e pandemisë, AHA/ASA parashikoi disa situata që mund të prekin si profesionistët e kujdesit shëndetësor, ashtu edhe pacientët që kërkojnë kujdes urgjent në qendrat e trajtimit të iktusit. Për shembull, personeli që merr pjesë në triazh dhe në trajtimin e ngjarjeve akute mund të sëmuret ose të zhvendoset në ekipe të tjera të kujdesit, me rritjen e numrit të pacientëve COVID-19. "Me fjalë të tjera, numri i neurologëve vaskularë dhe infermierëve të specializuar është i kufizuar. Nëse këta sëmuren, të paktë janë të tjerët që mund të jenë në gjendje të kryejnë një trombektomi në një iktus akut, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrohemi më mirë", thotë Lyden, duke kujtuar, ndër të tjera, mungesën aktuale dhe të ardhshme të pajisjeve mbrojtëse.

Një nga mjetet e mundshme është shtimi i shërbimeve teleiktus dhe telemjekësisë, të cilat mund të korrigjojnë pjesërisht nevojën për pajisje mbrojtëse. Por jo vetëm kaq: disa pacientë me iktus akut janë simptomatikë ose pozitivë ndaj testit COVID-19 dhe neurologët e specializuar në trajtimin e iktusit duhet të jenë të përgatitur që të kujdesen për këta pacientë në zonat e trajtimit të dedikuara plotësisht për shtrimin në spital të COVID. Më në fund, autorët theksojnë rëndësinë e vetë-mbrojtjes gjatë pandemisë. "Kujdesuni për veten, familjet dhe kolegët tuaj në një kohë kur një përpjekje bashkëpunimi multispecialiste është më e nevojshme se kurrë", përfundojnë ekspertët.


Stroke 2020. Doi: 10.1161/STROKEAHA.120.030023
https://doi.org/10.1161/STROKEAHA.120.030023


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>