Diabetologji

maj52015

Një konsumim i moderuar i pijeve alkolike redukton hemoglobinën e glikuar tek jodiabetikët

Tek diabetikët, konsumimi normal i alkolit mund të reduktojë insulineminë si dhe vlerat ematike të hemoglobinës së glikuar (HbA1c). Kjo vjen si rezultat i një meta-analise të publikuar te "Diabetes Care" dhe të drejtuar nga Ilse Schrieks  i "Netherlands Organization of applied scientific research of Zeist" në Hollandë, i cili bashkë me kolegët e tij ka analizuar efektin e konsumimit të pijeve alkolike mbi gliceminë dhe insulinën. "Konsumimi normal i pijeve alkolike lidhet me një reduktim të rrezikut për diabet të tipit 2 i cili ndryshon tek meshkujt dhe tek femrat-, thotë kërkuesja duke theksuar që në një meta-analizë të hershme konsumimi I 24 gramëve të alkolit në ditë ka reduktuar rrezikun e diabetit të tipit 2 me 40% tek femrat ndërsa 22 gramë alkol në ditë ka reduktuar me 13% rrezikun tek meshkujt. Këto të dhëna mund të shpjegohen nga efektet e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe mbi metabolizmin glicemik, por rezultatet e kërkimeve mbi këtë temë mbeten ende të paqarta. Autorët hollandezë kanë menduar të zhvillojnë një rishikim të 14 studimeve mbi ndërveprimin e pijeve alkolike dhe konpensimin glicemik duke zbuluar se konsumimi i alkolit nuk influencon ndjeshmërinë ndaj insulinës ose glicemisë, por lidhet me një reduktim të vlerave të HbA1c dhe niveleve te insulinemisë tek subjektet jo diabetikë. "Mes femrave por jo mes meshkujve, konsumimi i kontrolluar i pijeve alkolike nuk lidhet vetëm me një reduktim të insulinemisë por gjithashtu përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës-, vazhdon më tej Schrieks duke theksuar se mbasi ka përjashtuar studimet me doza të larta alkoli 40g/die të dhënat nuk kanë ndryshuar. "Këto rezultate mund të shpjegojnë pjesërisht rrezikn e ulët të diabetit të tipit 2 i cili është hasur tek studimet vëzhguese të zhvilluara tek ata individë të cilët kanë një konsum mesatar të pijeve alkolike-, shtojnë autorët, duke përfunduar se janë gjithsesi të nevojshme studime të mëtejshme afatgjata për të konfermuar këto të dhëna. 

Diabetes Care 2015; 38(4):723-732

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>