Focus

jan192018

Zbulohet një arsye e re e infertilitetit: Spermatozoidëve u mungojnë molekulat e nuhatjes

Një studim i ri në fushën e endokrinologjisë, i publikuar në "Frontiers", konfirmon se spermatozoidët mund ta "nuhatin" vezën, me qëllimin për ta fekonduar atë. Këtë e bëjnë nëpërmjet molekulave të nuhatjes, të vendosura në sipërfaqen e tyre dhe që janë të ngjashme me ato të pranishme në hundë.

"Në studimin tonë, zhvilluar në bashkëpunim me profesor Massimo Castagnola-n dhe me studiuesit e Institutit të Biokimisë dhe Biokimisë Klinike në Universitetin Katolik të Romës, aplikimi i platformave moderne të proteomave ka lejuar identifikimin e tetë receptorëve të ndryshëm të nuhatjes, si fragmente të lëngut seminal, që shprehen në sipërfaqen e spermës, në tubulat seminifere të testikulit dhe në epididimis. Të dhënat tona gjithashtu nxjerrin në pah një rol të rëndësishëm të këtyre receptorëve, pasi ata i japin mundësi spermatozoidit "të nuhatë" substancat kimike të lëshuara nga veza dhe të shkojë në atë drejtim, me qëllim që ta fekondojë", shpjegon Alfredo Pontecorvi, drejtor i Institutit Shkencor Ndërkombëtar Paolo VI dhe i fushës së endokrinologjisë dhe sëmundjeve të metabolizmit në Poliklinikën "Gemelli" në Romë, që ka koordinuar studimin.

Studimet e mëparshme kishin raportuar praninë në spermatozoid të një receptori të nuhatjes, i njohur si "hOR17-4", që ndër të tjera rezultoi të aktivizohej nëpërmjet aromave artificiale dhe ekstrakteve të luleve. Ai luan një rol të mundshëm në aktivizimin e spermatozoidit drejt fekondimit të vezës, përveçse në procesin e maturimit të vetë spermatozoidëve. Me këto zbulime të reja, mund të hamendësohet se në bazë të disa llojeve të sterilitetit qëndron pikërisht mungesa e kësaj lloj molekule në spermatozoid.

"Ky studim pritet të ketë një vlerë të rëndësishme klinike. Te pacientët me infertilitet për shkak të mungesës së maturimit të spermatozoidëve, kemi zbuluar pikërisht mungesën e këtyre receptorëve", përfundoi Domenico Milardi, androlog në poliklinikën "Gemelli" dhe autor kryesor i studimit.

 

Front. Endocrinol. 2018. doi: 10.3389/fendo.2017.00379
https://www.frontiersin.org/articles/10.3389/fendo.2017.00379/abstract


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>