Focus

pri112018

Obeziteti në rini, shton rastet e kancerit në çdo moshë

Sipas një shqyrtimi të literaturës, publikuar në "Obesity", shtimi i rasteve me kancer te të rriturit nën 50 vjeç, mund të ndodhë për shkak të obezitetit. "Me pandeminë e obezitetit në të gjithë botën, mund të ndodhë një shtim i jashtëzakonshëm i tumoreve të lidhura me këtë gjendje, te personat nën 50 vjeç.

"Është e nevojshme të shtojmë ndërgjegjësimin në lidhje me këtë çështje", thotë Nathan Berger (Shkolla e Mjekësisë, Kleveland), autor i kërkimit të bërë me këtë qëllim. Kërkuesi, duke përdorur PubMed e Google, ka gjetur më shumë se 100 publikime të studimeve paraklinike, klinike dhe epidemiologjike që e lidhin obezitetin (përkufizohet i tillë një njeri me tregues të masës trupore më të madhe ose të barabartë me 30), me kancerin te të rinjtë e rritur.

Më tej, ka zbuluar se tumoret e lidhura me obezitetin, që vihen re vetëm te të rriturit më të moshuar dhe frekuenca e të cilave është shtuar aktualisht te të rinjtë, përfshijnë tumoret e kolonit dhe të rektumit, ato të tiroides, ezofagut, pankreasit dhe të veshkave te burrat dhe ato të gjirit, kolonit, rektumit, endometrit, ezofagut dhe të fshikëzës së tëmthit, te gratë.

Artikulli nënvizon se obeziteti shton rrezikun e zhvillimit të kancerit në disa mënyra. Kjo gjendje, në fakt, stimulon inflamacionin e gradës së ulët dhe stresin oksidues nëpërmjet shtimit të nivelit të citokinave proinflamatore dhe rrit nivelin e faktorëve që favorizojnë rritjen, veçanërisht të insulinës dhe të faktorit të rritjes të ngjashëm me insulinën, që shtohen në lidhje me sindromën metabolike dhe insulino-rezistencën.

Shtimi i indit dhjamor te njerëzit obezë, bën edhe ndryshimin e hormoneve steroide seksuale, duke prodhuar aromatase, me një shtim të konvertimit të androgjeneve në estrogjene. Mund të verifikohen më tej alterime të adipocitokinave dhe një shtim në nxitësit e rritjes dhe të proinflamatorëve, si leptina, proteinat që lidhin retinolinën, resistina dhe visfatina, si dhe një reduktim i adipocitokinave që kontrollojnë rritjen, si adiponektina.

Obeziteti është përgjegjës edhe për ndryshimet në mikrobiomën intestinale dhe mund të shkaktojë hernie hiatale dhe sëmundjen e refluksit gastro-ezofageal. Bergeri ka cituar në veçanti një studim që është bërë me 1.1 milionë burra izraelitë. Nivelet tek ata që janë obezë në adoleshencë paraqisnin një rrezik të shtuar prej 1.5 herë për të zhvilluar kancerin e kolonit në moshën 48 vjeçare.

"Mendoj se ky është një stimul i madh për të bërë që të rinjtë të kenë një peshë të shëndetshme për të gjithë jetën, qëkur janë të vegjël", përfundon autori.

 

Obesity 2018. doi: 10.1002/oby.22137
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29570247


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>