Focus

kor112018

Cili nivel i disfunksionit tiroid të nënës, mund të dëmtojë pasardhësin?

Një studim danez, i publikuar së fundi, ka vlerësuar testet e funksionit tiroid të 1.153 nënave në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe më tutje, testet neuropsikologjike të fëmijëve të tyre, kur ishin në moshën 5-vjeçare. Argumenti është me interes, duke qenë se "hormonet tiroide të nënës janë rregullatore për zhvillimin e sistemit nervor qendror të fetusit. Avantazhet potenciale dhe rreziqet e lidhura me një ekzaminim të përgjithshëm të funksionit të tiroides, me qëllim diagnostikimin e disfunksionit të saj (nëse është i pranishëm ose jo), janë ende objekt diskutimesh", shpjegon Roberto Negro, endokrinolog në Spitalin "Fazzi", Leçe.

"Në mënyrë të veçantë duhet përcaktuar se cili është niveli i disfunksionit matern që mund të ketë efekte te pasardhësi, një prej të cilëve mund të jetë koeficienti i ulët intelektual (IQ)". Ky është edhe objekti i vlerësimit të hulumtimit të përmendur në fillim.

Nga studimi, referon Negro, del se funksioni i ndryshuar i tiroides ishte i pranishëm te 145 gra shtatzëna (12.6%): hipertiroidizmi i shfaqur te 8 gra, hipertiroidizmi subklinik te 16 gra, hipotiroidizmi i shfaqur, te 16 gra, hipotiroidizmi subklinik te 35 gra, hipertiroksinemia te 11 gra dhe hipotiroksinemia te 59 prej tyre.

Sa u përket rezultateve të testeve neuropsikologjike, raporton endokrinologu, ka dalë në pah se, krahasuar me kontrollet (TSH 0.1-2.5 mIU/L e FT4 0.93-1.48 ng/dL):

a) fëmijët e nënave me TSH ≥ 10.0 mIU/L kishin IQ (të folur) më të ulët se 8.9 pikë;
b) fëmijët e nënave me TSH 2.5-10.0 mIU/l nuk kishin deficite të dukshme konjitive ose të sjelljes.
c) fëmijët e nënave me FT4 < 0.77 ng/dL kishin IQ verbale më të ulët se 13 pikë; për më tepër, gjendja e hipotiroidizmit ishte e lidhur dukshëm me performancën më të dobët motorike, ekzekutive dhe të sjelljes së fëmijës.

"Rezultatet e studimit konfirmojnë se një funksionalitet tiroid i ndryshuar do të sillte pasoja të dukshme negative në zhvillimin neurologjik të fetusit vetëm për vlerat TSH > 10.0 mIU/L dhe për FT4 < 0.77 ng/dL. Studimi konfirmon si indikacionin e udhëzimeve ATA 2017 për të mos i trajtuar me L-T4 gratë shtatzëna me TSH < 4.0 mIU/L, ashtu edhe ato që na jepen nga udhëzimet ETA 2014, për të marrë parasysh trajtimin në rastet me hipotiroksinemi të izoluar, të kufizuar në tremujorin e parë të shtatzënisë", thotë Negro (Alexander EK, et al. Thyroid, 2017; Lazarus J, et al. Eur Thyroid J, 2014).

 

J Clin Endocrinol Metab, 2018; 103: 660-70. doi: 10.1210/jc.2017-02171.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29220528


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>