Focus

kor162019

Gratë në familje, burrat në karrierë. Paragjykimet e nënkuptuara që pengojnë gratë në mjekësi

Një studim i ri ka nxjerrë në pah se profesionistët e shëndetësisë, në mënyrë implicite i lidhin burrat me karrierën dhe gratë me familjen dhe se burrat kanë më shumë gjasa ta shprehin hapur këtë.

"Ky studim ndihmon në vlerësimin e shtrirjes së paragjykimit gjinor në mjekësi. Ndërgjegjësimi për ekzistencën e paragjykimeve është një hap i parë i rëndësishëm në minimizimin e efektit të tij të mundshëm", thotë Arghavan Salles (Universiteti i Uashingtonit), autori i parë i hulumtimit të publikuar në "JAMA Network Open". Paragjykimet e nënkuptuara janë lidhje mendore që nuk kontrollohen me ndërgjegje dhe nuk formohen nga mjedisi në të cilin jetojmë. Ato mund të ndikojnë në ndërveprime me të tjerët dhe nganjëherë, të udhëheqin njerëzit për të vepruar në një mënyrë që nuk është në përputhje me besimet dhe vlerat e tyre eksplicite. Prania e tyre mund të pengojë progresin e grave dhe kërkuesit kërkojnë të kuptojnë shkallën e këtyre paragjykimeve në fushën e kujdesit shëndetësor.

Për këtë qëllim, janë mbledhur të dhëna nga Testimi i Lidhjes Implicite të Karrierës me Gjininë (Gender-Career Implicit Association Test), një mjet i vlefshëm për matjen e paragjykimeve të nënkuptuara të pothuajse 43,000 profesionistëve të shëndetit dhe 131 kirurgëve. Më pas, pjesëmarrësve iu parashtruan pyetje të ngjashme me ato të testit, për të vlerësuar paragjykimin e tyre gjinor eksplicit. Analizat treguan se profesionistët e shëndetësisë kishin paragjykime të qarta dhe të nënkuptuara, që i lidhnin burrat me karrierën dhe gratë me familjen.
Të dhëna të ngjashme janë marrë edhe nga kirurgët, të cilët i lidhin meshkujt me kirurgjinë dhe gratë, me mjekësinë familjare. Duhet të theksohet se meshkujt janë më të prirë se gratë për t'i shprehur me vetëdije këto paragjykime. "Këto rezultate i shtohen kuptueshmërisë sonë se si perceptohen gratë në kirurgji dhe se si kufizon kjo, karrierën e tyre", komentojnë në një editorial Fahima Dossa (Universiteti i Torontos) dhe Nancy Baxter (Spitalin "St Michael", Kanada), duke theksuar edhe faktin se ky nuk është një fenomen i jashtëm, por mënyra se si vetë kirurgët kanë paragjykime që mund të ndikojnë në përparimin e grave brenda profesionit.

"Mbetet ende shumë për t'u bërë për të kuptuar përfundimisht se si paragjykimet tona modelojnë perceptimet që kemi dhe, në mënyrë më kritike, si t'i përdorim këto njohuri, për të ndryshuar sjelljen tonë", përfundojnë autorët.

 

JAMA Netw Open. 2019 Jul 3;2(7):e196545. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2019.6545.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31276177

 

JAMA Netw Open. 2019 Jul 3;2(7):e196535. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2019.6535.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31276172


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>