Focus

shk262021

Covid-19: Thuajse një në 3 pacientë ka çrregullim të stresit post-traumatik pas sëmundjes

Sipas një letre kërkimore të botuar në "Jama Psychiatry", te pacientët që kanë paraqitur një infeksion akut Covid-19, prevalenca e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD) është 30.2%, në përputhje me rezultatet e vëzhguara te të mbijetuarit e sëmundjeve të mëparshme nga coronavirusi.
"Në të kaluarën, epidemitë e coronavirusit janë lidhur me diagnozat e PTSD-së në fazat pas sëmundjes, me rezultate metaanalitike që tregojnë një prevalencë prej 32.2%. Sidoqoftë, informacionet që kemi në lidhje me këtë lloj problemi, pas një infeksioni Sars-CoV-2 janë fragmentare", shpjegon Delfin Janiri, Fondacioni Spitalor Universitar Agostino Gemelli Irccs në Romë, një nga autorët e punimit.

Për të mbushur këtë boshllëk, kërkuesit studiuan një grup prej 381 pacientësh të njëpasnjëshëm me Covid-19 të cilët kërkuan trajtim në urgjencë, shumica e të cilëve ka patur të nevojshëm shtrimin në spital. Pacientëve u është ofruar një vlerësim gjithëpërfshirës dhe ndërdisiplinor mjekësor dhe psikiatrik, i cili përfshinte të dhëna për karakteristikat demografike, klinike, psikopatologjike. Kështu, PTSD-ja u zbulua në 115 pjesëmarrës (30.2%). Në të gjithë mostrën, kishte diagnoza shtesë të episodeve depresive (66), episodeve të hipomanisë (3), çrregullimeve të ankthit të përgjithësuar (27) dhe çrregullimeve psikotike (1). Karakteristikat kryesore të lidhura me PTSD-në ishin gjinia femërore, e njohur tashmë si faktor rreziku për PTSD-në, një histori e çrregullimeve psikiatrike dhe delirit, ose axhitimi gjatë sëmundjes akute dhe simptoma mjekësore më të qëndrueshme në fazën që ka ndjekur daljen nga spitali.

Autorët vërejnë se studimi ka kufizime, mes të cilave, madhësia relativisht e vogël e mostrës dhe modeli transversal, pasi simptomat e PTSD-së mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, si dhe të qenit një studim i monocentrik pa një grup kontrolli të pacientëve që frekuentojnë urgjencën për arsye të tjera. "Janë të nevojshme studime të mëtejshme gjatësore për të përshtatur ndërhyrjet terapeutike dhe strategjitë e parandalimit", përfundojnë ekspertët.

 

JAMA Psychiatry 2021. Doi: 10.1001/jamapsychiatry.2021.0109
http://doi.org/10.1001/jamapsychiatry.2021.0109


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>