Focus

gus142023

Sëmundjet e lëkurës. Ekspozimi ndaj rrezeve UV shkakton mosbalancim mikrobial

Ekspozimi ndaj rrezeve UV favorizon mosbalancimin e mikrobiotës së lëkurës, pra një ndryshim të baktereve "të mira" që mbulojnë natyrshëm lëkurën tonë. Në këtë përfundim ka arritur një studim britanik i kryer nga Universiteti i Mançesterit, i publikuar në revistën "Frontiers in aging".

Studiuesit analizuan 21 persona, 15 prej të cilëve para se të niseshin me pushime kishin deklaruar se qëllimi i tyre ishte të "nxiheshin", ndërsa 6 të tjerët kishin si qëllim ta evitonin diellin sa më shumë të ishte e mundur. Përbërja e mikrobiotës së lëkurës së pjesëmarrësve të studimit u analizua para se ata të niseshin për pushime, më pas 24 ditë pas kthimit dhe përsëri pas 84 ditësh: ekspertët u përqëndruan në mënyrë të veçantë te 3 popullatat kryesore bakteriale të lëkurës, pra aktinobakteret, proteobakteret dhe firmikutet. Pas një jave pushimesh, studiuesit vunë re një rënie dramatike të proteobaktereve te pjesëmarrësit që ishin pro nxirjes së lëkurës.

"Ekspozimi ndaj rrezeve UV të emetuara nga dielli duket të jetë i dëmshëm për diversitetin bakterial të mikrobiotës së lëkurës", komentojnë ekspertët. Mesa duket ky çekuilibër mikrobial favorizon shfaqjen e sëmundjeve kronike të lëkurës, si për shembull: dermatiti atopik, ekzema apo psoriaza. Por kjo nuk duhet të krijojë panik, duke qenë se studiuesit në të vërtetë kanë vëzhguar rindërtimin e mikrobiotës së lëkurës 28 ditë pas kthimit nga pushimet.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>