Gjinekologji

pri272015

Kanceri i gjirit, për ekspertët amerikanë rritje të rasteve deri në 2030-ën

Brenda vitit 2030 rastet e diagnostikuara me kancer në gji do të rriten në masën 50%, këtë e konfirmon një studim i "National Cancer Institute" i prezantuar në mbledhjen e përvitshme të "American Association for Cancer research 2015". Kjo shifër, sipas kërkuesve, do të përcaktohet nga rritja domethënëse e neoplazive positive ndaj estrogjeneve dhe rritja e numrit të rasteve tek femrat mbi moshën 70 vjeç, duke u bazuar tek plakja e populatës, rritjes së jetëgjatësisë, si dhe stilit të jetës që influencon tumorët e lidhur me estrogjenët. Numrat flasin qartë: nëse në 2011 rastet e diagnostikuara me kancer të gjirit ishin 283.000, në 2030 do të jenë gati 441.000 shpjegon Philip Rosenberg onkolog-epidemolog. "Të dhëna alarmante të cilat nuk përputhen në realitetin Italian-, thotë Pierfrancesco Conte, professor onkologjie mjeksore në Universitetin e Padovës. "Të dhënat në SHBA nuk përputhen me të dhënat në Itali, pasi në Itali rritja e rasteve të diagnostikuar me kancer në gji ka qënë 2% në vit deri në vitin 2002. Mbas këtij viti ka patur një stabilitet të rasteve. "Duhet theksuar se duke filluar nga viti 1990 ka një reduktim të ndjeshëm në vdekshmëri, (gati 30%), veçanërisht tek vajzat e reja-, shprehet onkologu. Conte nuk përjashton faktin se problemi mund të jetë vetëm në Amerikë dhe mund të lidhet me faktin e një stili jetese amerikan siç është dieta ushqimore, përdorimi i tepërt i terapive hormonale etj. Për momentin pra në Itali nuk ka asnjë rrezik-, shprehen autorët.

Marco Malagutti

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>