Mjekësi e përgjithshme

qer292018

Karcinoma mamare metastatike. Parametrat e pacienteve që përfitojnë nga kimioterapia

Raportet mes neutrofileve dhe limfociteve (NLR) dhe mes piastrinave dhe limfociteve (PLR) duket se kanë vlerë parashikuese krahasuar me përfitimin që vjen nga kimioterapia me përmbajtje platini. Kjo, për pacientet me karcinomë mamare metastatike negative të trefishtë (mTNBC), sipas një studimi italian të publikuar në "Scientific Reports".

"Karcinoma mamare metastatike negative e trefishtë është një tumor i mamelës, me mundësitë më të vogla të kurimit. Identifikimi i pacienteve që me shumë mundësi do të kishin përfitime më të vogla nga kimioterapia standard, mund të ishte e nevojshme për të sugjeruar strategji terapeutike alternative, mes të cilave trajtime eksperimentale me barna të reja imunoterapike ose terapi të krijuara për të goditur metabolizmin e qelizës tumorale, siç është dieta që imiton agjërimin ose frenuesit e glutaminazës", shpjegon Claudio Vernieri (Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano), autori kryesor i studimit. Vitet e fundit, punime të ndryshme kanë treguar se disa qeliza të sistemit imunitar, mes të cilave edhe limfocitet, ndërhyjnë në efikasitetin e trajtimeve kimioterapeutike, ndërsa të tjera, mes të cilave neutrofilet dhe monocitet, janë të lidhura me një inflamacion më të madh dhe me një përgjigje më të keqe ndaj terapive.

Raportet NLR dhe PLR janë shfaqur si bioshënjues prognostikë në shumë neoplazi malinje, por roli i tyre parashikues te pacientet me mTNBC të trajtuar me platin, kishte mbetur i paeksploruar. Kërkuesit kanë dashur të vlerësojnë pikërisht lidhjen e mundshme mes NLR-së ose PLR-së bazë me mbijetesën e lirë nga përparimi (PFS) te pacientet me mTNBC të trajtuar me kimioterapi me bazë platini, duke përdorur si kontroll pacientet me karcinomë mamare metastatike HER2-negative dhe receptor hormonal pozitiv (HR + HER2-). Mbi 57 paciente me mTNBC të trajtuar me kombinimin carboplatin-paclitaxel ose carboplatin-gemcitabine, NLR e PLR të larta kishin PFS dukshëm më të ulët, në nivelin e analizave një vlerëshe dhe shumëvlerëshe. Përkundrazi, nuk është vënë re një lidhje e dukshme mes NLR-së ose PLR-së e PFS-së te 148 paciente në grupin e kontrollit.

Nëse vërtetohen në studime perspektive më të gjera, këta parametra të lehtë për t'u matur, mund të kombinohen me bioshenjues parashikues emergjentë, siç janë mutacionet BRCA 1/2, për të përmirësuar përzgjedhjen e pacienteve me mTNBC, që me shumë mundësi mund të kishin përfitime nga kimioterapia me bazë platini.

 

Sci Rep. 2018. doi: 10.1038/s41598-018-27075-z
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/2988089t


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>