News

kor82014

U hiqet liçenca më shumë se 4000 punonjësve të shëndetësisë

Është 4909 numri i mjekëve, stomatologëve dhe infermierëve, të cilët nuk kanë grumbulluar numrin e detyrueshëm të krediteve (150 për mjekët, 100 për stomatologët dhe farmacistët) për ushtrimin e profesionit. Programi i ricertifikimit të mjekëve organizohet në cikle 5-vjeçare, ku cikli i parë ka filluar më 1 janar të 2010-ës dhe do përfundojë më datë 31 dhjetor të vitit 2014. Duke iu referuar rregullores së përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë këtij cikli, punonjësit e shëndetësisë duhet të zotërojnë 150 kredite në total, të cilat sigurohen nga pjesëmarrja në seminare e trajnime të ndryshme dhe të cilat publikohen pranë QKEV (Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdimësi) dhe përditësohen prej saj.
Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dr. Din Abazaj deklaroi se 784 punonjës të sektorit të shëndetësisë mes tyre mjekë, infermierë dhe stomatologë nuk kanë grumbulluar asnjë kredit dhe për këtë arsye me ligj duhet tu pezullohet liçenca e ushtrimit të profesionit. "Ka mjekë, farmacistë e stomatologë që kanë zero kredite. Në 5 vitet e programit të parë të kualifikimit, në bazë të ligjit për profesionet e rregulluara ka rezultuar se rreth 318 mjekë, 148 farmacistë dhe 376 stomatologë nuk kanë marrë asnjë kredit të cilat përfitohen nga pjesëmarrjet në konferenca të ndryshme shkencore, seminare apo trajnime", u shpreh Dr. Abazaj.
Për këta punonjës të shëndetësisë, të cilët deri në fund të këtij viti do vazhdojnë të jenë me zero kredite, bordi i akreditimit që u mblodh javën që shkoi në Ministrinë e Shëndetësisë ka vendosur që tu pezullojë liçencën e ushtrimit të profesionit dhe tu japë të drejtën e rifillimit të punës si mjekë pasi të kenë dhënë provimin e shtetit. "Për mjekët që punojnë në sektorin publik, drejtuesit e institucioneve shëndetësore sipas rregullores duhet të shpallin vendet vakante. Këtyre mjekëve do tu pezullohet liçenca dhe do t'u jepet e drejta të futen në provimin e shtetit. Ky është një lëshim që u është bërë për shkak se ishte cikli i parë. Në vitet në vazhdim sipas rregullores, për kategoritë e mjekëve që nuk do të marrin pjesë në trajnime e nuk do të kualifikohen do t'u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit. Ndërsa ata mjekë që s'kanë plotësuar 150 kreditet e nevojshme në 5 vjet, do vazhdojnë ushtrimin e profesionit por brenda 6 muajve do të japin provimin e shtetit", - përfundoi Din Abazaj.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>