Pediatri

pri152015

Kush provon alkolin në moshë të vogël rrezikon të bëhet një konsumues i rregullt

Fëmijët të cilët i lejojnë që të provojnë alkolin, rritet shumë mundësia që të nisin pijen që në moshën 14 ose 15 vjeç, sipas një studimi të publikuar tek "Journal of Studies on Alcohol and Drugs" i drejtuar nga Kristina Jackson e qëndrës së varësisë ndaj alkolit e "Brown University of Providence Rhode Island" . Për të arritur në këtë përfundim kërkuesit kanë zhvilluar një sondazh nëpërmjet internetit mbi 561 studentë të "Rhode Island" duke filluar që nga shkollat e mesme kur ishin në moshën 11 vjeç. "Në atë moment gati 30% e djemve deklaronte se kanë provuar alkol, shpesh me lejen e prindërve në ndonjë festë ose në raste të veçanta -, thotë autorja duke shpjeguar se gjatë gjimnazit gati çereku i atyre që kanë pirë alkol në moshë të vogël, e pranojnë se konsumojnë rregullisht pijet alkolike ndryshe nga 6% e fëmijëve të tjerë. "Në gjimnaz, 9% e atyre që kanë provuar alkol para kohe ishin dehur ose kishin pirë në mënyrë të pakontrolluar në krahasim me 2% e djemve të tjerë -, vazhdojnë autorët duke zbuluar se fëmijët që pinë alkol kur janë të vegjël me lejen e prindërve, në moshën e adoleshencës marrin gjithnjë e më pak kundërshtime nga prindërit mbi konsumimin e alkolit. "Këta djem kanë gjithashtu edhe më shumë konflikte me prindërit, një kontroll prindëror më të ulët si dhe një numër më të lartë shokësh që konsumojnë alkol -, vazhdon më tej Jackson. "Meqë alkoli influencon zhvillimin cerebral, adoleshentët duhet ta shmangin dhe prindërit duhet të ushtrojnë kontrollet e nevojshme -, thkesojnë kërkuesit. Nga të dhënat e studimit rezulton se të provosh pije alkolike parakohe jo vetëm që ndodh në ato familje ku konsumohet alkol më shpesh por gjithashtu sjell një rendiment të ulët shkollor dhe mundësi më të larta për të akte vandalizmi. "Të dhënat tona tregojnë se varësia e të rinje ndaj alkolit do të ndikojë shumë edhe mbi zgjedhjet e tyre për të ardhmen dhe është detyrë e familjes por edhe e mësuesve që ti ndihmojnë të kuptojnë se si të bëjnë zgjedhjet e duhura -, përfundojnë autorët.
Journal of Studies on Alcohol and Drugs, 76(2), 212-221 (2015). doi: 10.15288/jsad.2015.76.212

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>