Pediatri

maj252015

Diabeti tek adoleshentët: shtohen ndërlikimet

Sipas një studimi të bërë tek djemtë adoleshentë në Kolorado, midis viteve 1998 dhe 2012 janë rritur në masën 55% rastet e ndërlikimeve ndonjëherë edhe vdekjeprurëse si ketoacidoza në momentin e diagnozës se diabetit të tipit 1, për shkak të vonesës në diagnostikim dhe në trajtim. "Ketoacidoza diabetike e cila është e pranishme tek diabeti i tipit 1 ka efekte negative afatgjata dhe mund të shkaktojë nje vonesë të mjekimeve shëndetësore e cila shkaktohet nga një mosbarazi rendimenti-, shpjegonArleta Rewers e Degës së Mjekësisë në Universitetitn e Kolorados si dhe autorja e parë e artikullit të publikuar tek JAMA në të cilin është marrë në shqyrtim ecuria e ketoacidozës diabetike ndaj diagnozës së diabetit të tipit 1 midis viteve 1998 dhe 2012 bashkë me faktorët e lidhur me eventin. Ketoacidoza e diagnozës se diabetet të tipit 1 ishte e pranishme te 1.339 nga 3.439 pjesmarrësit e studimit ose në 39% të rasteve. Mosha mesatare ishte 9.4 vjeç dhe 54% ishin meshkuj dhe 76% kaukazianë. "Por ajo çfarë dallohej më shumë ishtë prania e pacientëve me ketoacidozë në zbulim të diabetit të tipit 1 I cili është rritur ndjeshëm mbas vitit 2007: 30% në 1998, 35% në 2007, 46% në 2012-, shpjegon Reëes, duke sinjalizuar një lidhje zhvendosjen e mbulimeve të asikuracionit ka shoqëritë private deri tek ato shëndetësor epublike "Medicaid" e cila ndërmjet viteve 2007 dhe 2012 kaloi nga 19.1% në 37.5%. Rastet me ketoacidozë diabetike të vëzhguara te studimi mund të krahasohet me me atë të vëzhguar tek shtetet me akses të ulët të strukturave shëndetësore ose me cilësi të dobët mjekimesh e cila është shumë e lartë në krahasim me Kanadanë ose Mbretërinë e Bashkuar:" Disa faktorët e lidhur më ketoacidozën në momentin e diagnostikimit janë të modifikueshëm, si përshembull njohja e simptomave diabetike nga ana e prindërve të pacientit-, komenton Reëers dhe kolegët duke sinjalizuar se rastet me ketoacidozë diabetike shfaqin një lidhje domethënëse kohore edhe me rritjen varfërisë foshnjore në Kolorado, e cila ka kaluar nga 10% në 18% ndermjet viteve 2000 dhe 2012.
JAMA. 2015; 313(15):1570-2. doi: 10.1001/jama.2015.1414
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>