Pediatri

tet192017

Gastroenteriti i lehtë te fëmijët: Hidratimi me lëng molle redukton komplikimet

tags: Pediatri

Sipas një studimi të publikuar në "Jama" fëmijët me gastroenterit të lehtë dhe dehidratim minimal ndeshen me një numër më të vogël dështimesh terapeutike, nëse iu ofrohet atyre një pije me bazë lëng molle të holluar, e ndjekur nga një lëng hidratues sipas preferencës së tyre në krahasim me bashkëmoshatarët e trajtuar me solucionet e zakonshme elektrolitike orale. "Gastroenteriti në pediatri, zakonisht kurohet duke administruar solucione hidratuese në rrugë orale, edhe pse shija e tyre është shpesh e pakëndshme për fëmijët dhe mund të kufizojë përdorimin", thotë Stephen Freedman nga Universiteti i Kalgarit në Kanada. Freedman bashkë me kolegët ka caktuar 647 pacientë nga 6 deri në 60 muaj me gastroenterit dhe dehidratim modest që në mënyrë të rastësishme që të marrin lëng molle të holluar pas një lëngu hidratues ose një solucion elektrolitik me shijen e mollës i disponueshëm në treg.

Treguesi parësor i efikasitetit ishte dështimi i trajtimit i përcaktuar nga evente si rihidratimi endovenoz, shtrimi në spital, simptoma persistente dhe rënia në peshë më shumë se 3% të peshës fillestare    
"Pas disa përllogaritjeve, te fëmijët e trajtuar me lëng molle të holluar janë verifikuar më pak dështime terapeutike në krahasim me sa ishin vëzhguar te ata që ishin kuruar me solucionet e zakonshme elektrolitike, me përqindje përkatëse prej 17% dhe 25%", shkruajnë autorët duke nënvizuar se rezultatet më të mira janë arritur në terma të hidratimit endovenoz me norma dështimi respektivisht prej 2.5% dhe 9%.

 "Këto rezultate, të ardhura nga një popullatë  e gjerë dhe heterogjene, e konfirmuar nga të dhënat e regjistrave provincialë dhe të arritur në një epokë ku gastroenteritet e komplikuara janë të rralla, reflektojnë efektin e  zgjedhjes së lëngut hidratues në komplikacionet dhe vizitat mjekësore të pa programuara", pohon Freedman. Dhe përfundon: "Në shumë vende  me të ardhura të larta, në raste gastroenteriti të lehtë dhe dehidratimit minimal, përdorimi i lëngut të mollës së holluar i pasuar nga lëngjet hidratuese të këndshme për fëmijët, mund të jetë një alternativë e vlefshme e terapisë së zakonshme hidratuese orale, me shije shpesh jo të këndshme".


Jama. 2016. doi: 10.1001/jama.2016.5352
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27131100


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>