Pediatri

sht192017

Hipertensioni te fëmijët dhe adoleshentët, udhëzimet e reja nga pediatrit amerikanë

tags: Pediatri

Janë publikuar në Pediatrics udhëzimet e reja të publikuara nga American Academy of Pediatrics për hipertensionin te fëmijët dhe adoleshentët. "Këto udhëzime për hipertensionin pediatrik janë një përditësim i "Fourth Report on the Diagnosis, Evaluation, and Treatment of High Blood Pressure in Children and Adolescents" të vitit 2004, shpjegon Joseph Flynn nga University of Washington dhe Seattle Children's Hospital që ka kryesuar grupin e punës. "Jemi përqendruar në vlerësimin, diagnozën dhe menaxhimin fillestar duke ofruar dhe tabela të reja mbi presionin e gjakut", vijon ai.

Ndryshimet domethënëse të prezantuara në këtë punim përfshijnë zëvendësimin e termit "pre-hipertension" me termin "presion i lartë i gjakut"; tabela të reja normative pediatrike për presionin pediatrik të gjakut të bazuara te fëmijët me peshë normale; një tabelë e thjeshtuar screening për të identifikuar nivelet e presionit që kanë nevojë për vlerësime të mëtejshme dhe një klasifikim i presionit thjeshtuar për adoleshentë 13-vjeçarë ose më të mëdhenj që janë në një linjë me udhëzimet e American Heart Association dhe të American College of Cardiology për të rriturit. Gjithashtu gjejmë një rekomandim që limiton screening e presionit vetëm në vizitat e kurave preventive; rekomandime të thjeshtuara mbi vlerësimin e menaxhimin fillestar dhe të presioneve anormale; rekomandimet për një rol më të zgjeruar të monitorimit ambulator të presionit në diagnozën dhe në menaxhimin e hipertensionit pediatrik, si dhe rekomandime të rishikuara për kohën kur duhet të kryhet ekokardiografia në vlerësimin e pacientëve pediatrikë me një diagnozë të re të hipertensionit bashkë me një përkufizim të rishikuar të hipertrofisë ventrikulare të majtë. Udhëzimet përfshijnë një total prej 30 deklarimesh me veprim kyç dhe 27 rekomandime të tjera të marra nga një rishikim global prej pothuajse 15.000 artikujsh të publikuar nga viti 2004 deri në 2016-n me udhëzime të nivelit të provës, të raportit midis përfitimit e dëmit dhe të forcës së vetë rekomandimit. "Dokumenti promovon po ashtu një qasje të kujdesshme ndaj pacientit dhe familjes, për të reduktuar ndërhyrjet e kushtueshme mjekësore dhe të panevojshme për të përmirësuar diagnozat e pacientit dhe të rezultateve për të implementuar mbështetjen dhe për të mundësuar drejtimin për kërkimin e ardhshëm", përfundojnë autorët.


 

Pediatrics. 2017. doi: 10.1542/peds.2017-1904
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28827377


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>