Pediatri

jan282019

Konsumimi i vakteve me familjen përmirëson cilësinë e dietës së të rinjve

Konsumi i shpeshtë i vakteve me familjen, veçanërisht konsumimi i darkës, lidhet me një dietë më të shëndetshme ndërmjet të rinjve, pavarësisht dinamikave familjare në menaxhimin e rutinës së përditshme, në komunikimin dhe lidhjen emocionale, sipas një studimi të publikuar në "JAMA Network Open".

"Është gjetur që ekziston kjo lidhje pozitive ndërmjet konsumimit të vakteve në familje dhe ushqyerjes më të shëndetshme, por studimet ekzistuese nuk kishin shqyrtuar se si mund të ndikonte funksionimi i familjes në këtë lidhje. Për këtë, kemi dashur të shqyrtojmë nëse niveli i funksionimit familjar lidhej në mënyrë transversale me frekuencën e darkave familjare dhe marrjen e disa lloj ushqimeve, në një kampion kombëtar amerikan adoleshentësh dhe të rinjsh", pohon Kathryn Walton (Universiteti i Guelfit në Ontario), autore kryesore e punimit.

Kërkuesit kanë përdorur të dhënat nga Growing Up Today Study 2 për të parë se si ndikon një darkë familjare në konsumimin e frutave dhe perimeve, pijeve me sheqer, ushqimit në fast-food dhe atij që merret me vete, te 2.728 adoleshentë dhe të rinj, 1559 femra dhe 1169 meshkuj nga mosha 14 deri në 24 vjeç, duke përshirë modelet e përshtatshme për të marrë në konsideratë funksionimin e familjes. Të gjitha modelet janë ndarë sipas gjinisë dhe moshës së pjesëmarrësve, nivelit të udhëzimeve nga bashkëshorti apo partneri i nënës dhe strukturës familjare.

Ndërmjet pjesëmarrësve, darkat familjare më të shpeshta janë lidhur me një raport ushqimor me cilësi më të mirë dhe ndërveprimet ndërmjet funksionimit familjar dhe frekuencës së darkës në familje nuk kanë rezultuar të rëndësishme. Në modelet e përshtatshme që duhen marrë parasysh për variablat familjare, në fakt, darkat familjare më të shpeshta, sidoqoftë, kanë qenë të lidhura me një konsumim më të madh të frutave e perimeve dhe nivele të ulëta të konsumimit të ushqimeve fast-food, apo atyre që merren me vete.

Darkat familjare më të shpeshta janë lidhur me një konsumim më të vogël të pijeve me sheqer vetëm te pjesëmarrësit meshkuj. Sipas autorëve, darkat familjare mund të jenë objektiv i ndërhyrjes së përshtatshme për të përmirësuar cilësinë e ushqimit të konsumuar nga të rinjtë.


JAMA Netw Open. 2018. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2018.5217
https://jamanetwork.com/journals/jamanetworkopen/fullarticle/2715616


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>