Pediatri

qer272019

IgA-ja në qumështin e nënës, i mbron të lindurit e parakohshëm nga enterokoliti nekrotizant

Sipas një studimi të ri të botuar në "Nature Medicine", imunoglobulina A (IgA) e pranishme në qumështin e nënës, parandalon enterokolitin nekrotizant (NEC) te foshnjat e parakohshme.
"Prej kohësh e dimë se fëmijët me NEC kanë një popullsi të veçantë bakteresh në zorrë, të përbërë nga Enterobacteriaceae, por kemi zbuluar se ajo që ka rëndësi nuk është sasia e Enterobacteriaceae-ve të pranishme, por fakti nëse këto baktere janë të lidhura ose jo me IgA-në. Sa më shumë baktere të jenë të lidhura me IgA-në, aq më pak ka të ngjarë që fëmijët të zhvillojnë NEC. Meqenëse foshnjat e parakohshme mund të marrin IgA vetëm nga qumështi i nënës në javët e para të jetës, bëhet e dukshme rëndësia e qumështit të gjirit për këto foshnje", shpjegon Timothy Hand (Instituti i R.K. Mellon për Kërkime Pediatrike dhe Shkolla e Mjekësisë e Pitsburgut), autor i studimit.

Hulumtuesit kanë ekzaminuar mostrat e fekaleve të 30 të sapolindurve me NEC dhe 39 kontrolle që përputhen me moshën. Në përgjithësi, foshnjat e ushqyera me gji shfaqën më shumë bakterie të zorrëve që lidhen me IgA-në sesa ata që ushqeheshin me qumësht artificial, ndërsa pacientët e vegjël që zhvillonin NEC, kishin më shumë gjasa të ushqeheshin me qumësht artificial.
Duke monitoruar me kalimin e kohës mikrobiomën intestinale të këtyre fëmijëve, ekspertët vërejtën se te të sapolindurit e shëndetshëm, Enterobacteriaceae ishin të lidhura kryesisht me IgA-në dhe kjo ka bërë të mundur zhvillimin e florës së ndryshme bakteriale. Te fëmijët me NEC, nga ana tjetër, në ditët para diagnozës, IgA-ja nuk ka rezultuar e lidhur me Enterobacteriaceae-t dhe këto të fundit kanë mbizotëruar.

Për të demonstruar lidhjen shkakësore midis IgA-së dhe NEC, autorët përdorën minj që nuk mund të prodhonin IgA në qumështin e tyre të gjirit dhe panë se të vegjlit e rritur me qumësht pa IgA ishin të ndjeshëm ndaj NEC, ashtu si dhe ata të ushqyer me qumësht artificial. Sipas studiuesve, pra, ushqyerja me gji në vetvete nuk është e mjaftueshme për parandalimin e NEC, por është thelbësore që qumështi të përmbajë IgA. Nga ana tjetër, zgjidhja e NEC mund të mos kërkojë thjesht shtimin e IgA-së në formulë.

"Ajo që kemi treguar është se IgA-ja është e nevojshme për të parandaluar NEC, por mund të mos jetë e mjaftueshme. Për shembull, ne mund të bëjmë testimin e qumështit të donatorëve dhe të çojmë atë që është më mbrojtës, te fëmijët më të rrezikuar ", përfundojnë autorët.


Nature Medicine 17 giugno 2019 doi: 10.1038/s41591-019-0480-9
https://www.nature.com/articles/s41591-019-0480-9


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>