Pediatri

sht72023

Ushqyerja me gji përmirëson rezultatet shkollore të fëmijëve

Një studim i publikuar në "Archives of Disease in Childhood" ka arritur në përfundimin se ushqyerja me gji për një kohë më të gjatë ndikon në arritjen e rezultateve më të mira shkollore te nxënësit 16-vjeçarë, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre të ushqyer me qumësht lope në foshnjëri.

"Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se ekziston një korrelacion pozitiv midis ushqyerjes me gji për periudha të gjata dhe rezultateve të larta akademike në vitet e mëvonshme, por numri i tyre është i kufizuar dhe shumë prej këtyre studimeve nuk i kanë konsideruar në mënyrën e duhur faktorët e mundshëm ngatërrues. Për shembull, nënat me një status më të lartë socio-ekonomik ose ato me IQ më të lartë janë më të prirura për t'i ushqyer fëmijët e tyre me gji për periudha më të gjata kohore", tregon autori i kryesor i studimit Reneé Pereyra-Elías nga Universiteti i Oksfordit, në Britani.

Për të hetuar lidhjen midis kohëzgjatjes së ushqyerjes me gji dhe rezultateve akademike në fund të arsimit të mesëm, autori dhe kolegët ekzaminuan një mostër përfaqësuese kombëtare prej rreth 5000 fëmijëve të lindur në periudhën 2000-2002 dhe të regjistruar në Millennium Cohort Study. "Ne morëm në konsideratë vlerësimet e standardizuara të fundit të shkollës së mesme lëndet matematikë dhe gjuhë angleze dhe i vlerësuam si dështim, rezultate të ulëta dhe rezultate të larta", shkruajnë autorët, të cilët konfirmuan në mënyrë përfundimtare se ushqyerja e zgjatur me gji ndikon në arritjen e rezultateve më të mira arsimore. Lidhje e cila vazhdon duke marrë parasysh edhe faktorët ngatërrues si statusi socio-ekonomik dhe aftësitë konjitive të nënës. Veçanërisht, krahasuar me fëmijët që e pa ushqyer me gji, ata që të ushqyer me gji kishin probabilitet më të lartë të arrinin rezultate të larta në matematikë dhe gjuhë angleze. Për më tepër, pjesëmarrësit e ushqyer me qumësht gjiri për të paktën 4 muaj kishin mesatarisht 2-3 pikë më të larta krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre të rritur të ushqyer me qumësht lope.

"Përmirësimi i arritjeve akademike shton përfitimet e tjera të mundshme të ushqyerjes me gji, të cilat duhet të inkurajohen gjithmonë sa herë që është e mundur", përfundojnë autorët.

 

Archives of Disease in Childhood 2023. Doi: 10.1136/archdischild-2022-325148
http://doi.org/10.1136/archdischild-2022-325148


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>