Pediatri

gus32020

Vdekja e njërit prej binjakëve, shton rrezikun e çrregullimeve psikiatrike te tjetri

Humbja e njërit prej binjakëve, veçanërisht në fëmijëri, rrit rrezikun e diagnostikimit të çrregullimeve psikiatrike te tjetri. Këtë e thonë rezultatet e një studimi të botuar së fundi në "eLife", i cili sugjeron se ata që humbasin një binjak, mund të kenë nevojë për mbështetje më të madhe afatshkurtër dhe afatgjatë. Vdekja e një binjaku, në fakt, mund të jetë veçanërisht e vështirë, pasi, përveç karakteristikave gjenetike, mosha dhe përvojat janë të përbashkëta dhe shpesh ekziston një lidhje e fortë emocionale. "Humbja e një binjaku mund të jetë faktor veçanërisht stresues me implikime të konsiderueshme në gjendjen shëndetësore të binjakut që mbijeton, por mbi këtë temë, ka pasur pak studime", thotë autori kryesor, Huan Song (Spitalit i Kinës Perëndimore).

Studiuesit përdorën të dhëna nga regjistrat suedezë, në të cilët ata identifikuan të gjithë binjakët që humbën një bashkë-binjak në periudhën 1973-2013 dhe më pas krahasuan normat e diagnozës psikiatrike me ato të motrave/vëllezërve të tyre (jo binjakë) dhe me ato të mbi 22,000 binjakëve që nuk kishin pësuar një humbje të tillë. Kështu, rreziku për t'u diagnostikuar me çrregullim psikiatrik u rrit nga 55% në 65% pas vdekjes së një binjaku dhe ishte më i madh në rast të vdekjes gjatë fëmijërisë ose moshës së re madhore. Rreziku për një diagnozë të ngjashme mbeti i lartë për 10 vjet pas humbjes së bashkë-binjakut, por ishte më i mundshëm në muajin e parë, gjatë të cilit ishte 7 herë më i lartë se ai i binjakëve që nuk kishin patur humbje. Një rrezik veçanërisht i lartë është vërejtur edhe në rast të humbjes së një binjaku monozigot. Disa analiza treguan se rreziku i diagnostikimit të një çrregullimi psikiatrik në një individ që kishte humbur një binjak monozigot ose dizygot ishte afërsisht 2.5 dhe 1.3 herë më i lartë (përkatësisht), sesa rreziku i humbjes së një vëllai jo binjak.

"Gjetjet tona sugjerojnë që si ngjashmëria gjenetike, ashtu edhe lidhja në vitet e para të jetës, mund të kontribuojnë në rrezikun e mëvonshëm për çrregullime psikiatrike mes binjakëve që mbijetojnë pas vdekjes së binjakut të tyre", shpjegoi Unnur Valdimarsdóttir, nga Universiteti i Islandës, tjetër autor i studimit.

 

eLife 2020;9: e56860 Doi: 10.7554/eLife.56860
https://doi.org/10.7554/eLife.56860


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>