Pediatri

shk12022

Te foshnjat e lindura para kohe, mbyllja e vonuar e kordonit umbilikal ul rrezikun e vdekjes ose paaftësisë së rëndë

Vëzhgimi dyvjeçar i Studimit Australian të Transfuzionit Placental, studimi më i madh klinik mbi mbylljen e vonuar të kordonit umbilikal në lindjet para 30 javësh dhe i kryer në 25 spitale në shtatë vende, tregon se pritja për 60 sekonda para mbylljes së kordonit umbilikal në lindjet e parakohshme, zvogëlon, edhe pas 24 muajsh, rrezikun e vdekjes ose të paaftësisë së rëndë. Studimi i ri u botua në The Lancet Child and Adolescent Health dhe u koordinua nga Qendra e studimeve klinike NHMRC e Universitetit të Sidneit, në bashkëpunim me Rrjetin e Studimeve Klinike IMPACT të Shoqatës Perinatale të Australisë dhe Zelandës së Re dhe Rrjetit Neonatal Australian dhe të Zelandës së Re.

Në studim, është krahasuar prognoza dyvjeçare e mbi 1500 fëmijëve të regjistruar, te të cilët, mbyllja pas lindjes u vonua me 60 sekonda në 767 raste dhe me vetëm 10 sekonda në 764 foshnja. Rezultatet? Vonesa e mbylljes, jo vetëm që zvogëlon rrezikun relativ të vdekjes ose paaftësisë së rëndë në fëmijërinë e hershme me 17%, por edhe vdekshmërinë para moshës dyvjeçare, me 30%. Përveç kësaj, më pak fëmijë në grupin e mbylljes së vonuar kërkonin transfuzion gjaku pas lindjes. William Tarnow-Mordi, koordinator i studimit dhe profesor i mjekësisë neonatale në Universitetin e Sidneit, u shpreh i bindur se truku i thjeshtë i pritjes së një minute para mbylljes së kordonit do të ketë një ndikim të rëndësishëm globalisht, duke kontribuar në qëllimin e Kombeve të Bashkuara për t'iu dhënë fund vdekjeve të parandalueshme te foshnjat dhe fëmijët nën pesë vjeç. "Dhjetë vjet më parë, kordoni umbilikal mbyllej shpejt pas një lindjeje shumë të parakohshme dhe i porsalinduri dërgohej te pediatri në rast se kishte nevojë për ndihmë urgjente me frymëmarrjen", shprehet Tarnow-Mordi, duke shpjeguar se tani dihet se pothuajse të gjitha foshnjat e lindura shumë para kohe do të fillojnë të marrin frymë vetë në minutën e parë, nëse iu jepet koha.

"Ne mendojmë se duke vonuar mbylljen e kordonit, foshnjat marrin të tjera qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe qeliza staminale nga placenta, gjë që i ndihmon ata të arrijnë nivelet e duhura të oksigjenit, vihen nën kontroll infeksionet dhe riparohen indet e dëmtuara", përfundon neonatologu.


Lancet Child and Adolescent Health 2021. Doi: 10.1016/S2352-4642(21)00373-4
http://doi.org/10.1016/S2352-4642(21)00373-4 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>