Focus

shk92018

Rraskapitja e personelit shëndetësor, një problem për të gjithë. Si ta përballojmë?

tags: stres, Mjekë

Rraskapitja e personelit shëndetësor është një problem shumëfaktorial që mund të shkaktojë raste neglizhence në punë ose performancash jo në lartësinë e situatës dhe kërkon një zgjidhje për të cilën nevojitet angazhimi i të gjithë ambientit shëndetësor. "Përballimi i rraskapitjes kërkon një sforcim të madh dhe të bashkërenduar me faktorët kryesorë që e ndikojnë", thotë Victor Dzau (Akademia Kombëtare e Mjekësisë), një nga autorët kryesorë të dy artikujve të publikuar nga ekspertët në "New England Journal of Medicine".

Kërkuesit vënë në dukje se Akademia Kombëtare e Mjekësisë duhet të bëjë përshtatjet e duhura për të kombinuar punën e një tërësie subjektesh të interesuara për çështjen. Më shumë se 100 organizata kombëtare kanë aderuar tashmë në bashkëpunim, duke mbështetur katër objektiva kryesorë:

1. Evidentimi i stresit dhe rraskapitjes së mjekëve.
2. Përmirësimi i të kuptuarit bazë të mirëqenies së mjekut.
3. Identifikimi i zgjidhjeve të bazuara në prova.
4. Monitorimi i efikasitetit.

Një nga rezultatet thelbësore të bashkëpunimit që pritet këtë vit, do të jetë një mbledhje online e të dhënave, modeleve dhe tërësisë së instrumenteve të disponueshme për të gjithë ata që do të duan t'i aplikojnë. Pikërisht për shkak të modeleve të aplikuara, në artikullin e dytë flitet për shembuj praktikë të suksesit.

"Pranë Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Stanfordit është testuar një program pilot i "bankës së kohës" për të kompensuar mjekët për çastet që kalojnë në aktivitete që nuk kanë të bëjnë me detyrat e tyre dhe që kontribuojnë në ndjesinë e tyre të mbingarkesës", shpjegojnë Alexi Wright (Shkolla Mjekësore e harvardit) dhe Ingrid Katz (Spitali i Grave, Boston), autorë të artikullit. Programi parashikon që klinicistët të marrin si shpërblim të performancës në punë, kompensime të lidhura me jetën familjare, siç është pastrimi i shtëpisë.

Pranë Mayo Clinic, përveç kësaj, matja e mirëqenies së mjekut është shndërruar në një prioritet strategjik për të identifikuar reparte dhe seksione që kanë nevojë për ndihmë dhe mjekëve u kërkohet edhe një vlerësim i eprorëve të tyre të drejtpërdrejtë. Një tjetër shembull është një model i përshtatur nga Departamenti i Mjekësisë Familjare pranë Universitetit të Kolorados, sistemi APEX, në të cilin shumë procese strukturore të përfshira në një vizitë, ndiqen nga një asistent, duke e lënë mjekun të përqendrohet në ekzaminimin klinik dhe në vendimin mjekësor, gjë që e ka zbritur nivelin e rraskapitjes nga 53%, në 13%.


N Engl J Med 2018. Doi: 10.1056/NEJMp1716845
http://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMp1716845

N Engl J Med 2018. Doi: 10.1056/NEJMp1715127
http://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMp1715127


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>