Focus

pri52018

Anatomia njerëzore, pasurohet me një organ të ri: intersticiumin submukozal

Një tipar i panjohur më parë i anatomisë njerëzore, që në fakt, mund të ndikojë në funksionin e organeve e indeve dhe në mekanizmat e shumë sëmundjeve, u paraqit në një studim të botuar në "Scientific Reports". "Intersticiumet submukozale, që më parë mendohej se ishin të mbushura me kolagjen, janë në fakt njësi të mbushura me lëng dhe të ndërlidhura mes tyre.

Kjo seri hapësirash, e mbështetur nga një rrjetë kolagjeni dhe elastine, mund të veprojë si një amortizator i cili nuk i lejon indet të prishen, ndërkohë që organet kryejnë funksionet e tyre", shpjegon Neil Theise (Shkolla e Mjekësisë "Icahn" në malin Nju Jork), që ka udhëhequr studimin.

"Studimi ynë është i pari që e përcakton intersticiumin si një organ i mëvetësishëm, madje si një nga organet më të mëdha në trupin e njeriut", vazhdon ai. Hulumtuesit besojnë se deri më tani, askush nuk i ka vënë re këto hapësira për shkak të procesit të fiksimit të piastrave të mikroskopit që, duke i kulluar lëngjet nga njësitë, bën që të prishet rrjeta lidhëse që i rrethon.

Rezultatet e marra prej tyre, në të vërtetë, vijnë nga një teknologji të re, endomikroskopia me lazer konfokal, bazuar në teknikën endoskopike, e cila bën të mundur një shikim me zmadhim të madh të indeve. Kërkuesit, gjatë dymbëdhjetë operacioneve për kancer në të cilët duheshin hequr pankreasi dhe kanalet biliare, kanë analizuar me këtë teknikë kampione indesh me kanale biliare disa minuta para se të bllokonin rrjedhjen e gjakut në indet e synuara.

Pas vëzhgimit të strukturës së kësaj hapësire në imazhet e kanaleve biliare, e njëjta gjë u gjet edhe në pjesë të tjera të trupit, pak a shumë kudo ku indet lëvizeshin ose ishin ngjeshur. "Ky zbulim i ka të gjitha mundësitë për të bërë përparime thelbësore në mjekësi, duke përfshirë mundësinë që marrja e mostrave të drejtpërdrejta të lëngut intersticial të bëhet një mjet i fuqishëm diagnostikues", thotë Theise. Bazuar në rezultatet e studimit, ne gjithashtu mund të shpjegojmë pse kanceri që pushton hapësirën intersticiale ka tendencë të jetë shumë më i përhapur në trup. Jo vetëm kaq. Në fakt, qelizat dhe fashat e kolagjenit që banojnë në hapësirën intersticiale ndryshojnë me moshën dhe mund të kontribuojnë në rënien e lëkurës, në ngurtësimin e gjymtyrëve dhe në përparimin e sëmundjeve fibroze, sklerotike dhe inflamatore.

 

Sci Rep. 2018. doi: 10.1038/s41598-018-23062-6
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29588511


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>