Focus

pri242019

Një shishe verë shton rrezikun për kancer, po aq sa dhe tymi i cigares

Nëse pini një shishe verë në javë (më pak se një gotë në ditë), është njësoj si të keni pirë pesë deri në 10 cigare në javë, në kuptimin e një rritjeje absolute të rrezikut për kancer, sipas një studimi të botuar në "BMC Public Health".
"Në kontrast me njohuritë mbi kanceret që i atribuohen pirjes së duhanit, numri i kancereve që i atribuohen alkoolit, është pak i njohur për publikun. Studimi ynë ka dashur të përshkruajë rritjen e përqindjes së rrezikut për kancer brenda popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të konsumimit të niveleve të ndryshme të alkoolit. Ky është studimi i vetëm që ofron një krahasim të tillë me cigaret", shpjegon Theresa Hydes (Spitali Universitar Southampton, Fondacioni NHS), autore kryesore e studimit.

Duke përdorur bazat e të dhënave shëndetësore dhe të dhënat mbi rrezikun e kancerit në Britaninë e Madhe, kërkuesit kanë dashur të qartësojnë rrezikun e kancerit në lidhje me marrjen e alkoolit, duke e izoluar atë nga çdo lloj dëmtimi tjetër. Për ta bërë këtë, fraksionet e rrezikut që i atribuohen alkoolit dhe duhanit janë zbritur nga rreziqet e përgjithshme të popullsisë për zhvillimin e kancerit të lidhur me alkoolin dhe duhanin. Kështu, është vlerësuar rreziku i kancerit gjatë jetës së joduhanpirësve, që nuk kanë pirë alkool. Ky rrezik u shumëzua me rrezikun relativ të pirjes së dhjetë njësive të alkoolit ose pirjes së dhjetë cigareve në javë dhe pastaj të rritjes së nivelit të konsumit. E pra, rezultatet e analizës kanë sugjeruar që "barasvlerësit cigare" të një shisheje vere, janë pesë cigare në javë për burrat dhe dhjetë për gratë.

Tek ata që nuk kanë pirë kurrë duhan, një shishe verë në javë rriti rrezikun absolut të kancerit me 1%. Për gratë, megjithatë, rreziku u rrit me 1.4% dhe hendeku gjinor u rrit me rritjen e konsumit të alkoolit, kryesisht për shkak të një rreziku më të lartë për kancer të gjirit. Për shembull, tri shishe verë ishin të barasvlershme me tetë cigare në javë për burrat dhe 23 për femrat.
"Këto rezultate tregojnë se nivelet e moderuara të konsumit të alkoolit janë një problem i rëndësishëm për shëndetin publik te femrat dhe theksojnë nevojën për ndërgjegjësimin në këtë drejtim", përfundojnë autorët.


BMC Public Health 2019. Doi: 10.1186/s12889-019-6576-9
https://bmcpublichealth.biomedcentral.com/articles/10.1186/s12889-019-6576-9


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>