Focus

tet102019

Depresioni i rëndë. Stimulimi i thellë cerebral ka efekte pozitive afatgjata

Rezultatet e një studimi të botuar në "American Journal of Psychiatry" tregojnë se stimulimi i thellë i trurit (DBS) në zonën 25 të Brodmann-it, siguron një efekt të fortë antidepresiv, i cili ruhet për një periudhë të gjatë kohore te pacientët me forma të depresionit të rëndë dhe rezistent ndaj trajtimit.

Stimulimi i thellë i trurit, i aprovuar aktualisht nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA për trajtimin e tremorit qendror, sëmundjes së Parkinsonit, epilepsisë dhe çrregullimit obsesiv-kompulsiv, është një procedurë neurokirurgjikale që përfshin vendosjen e një neurostimulatori që dërgon impulse elektrike me frekuencë të lartë përmes elektrodave të implantuara thellë në tru, në zona specifike, përgjegjëse për simptomat e çdo çrregullimi.

Helen Mayberg, që drejtoi këtë studim në Universitetin Emory dhe që tani punon në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai, ka që nga viti 2005 që merret me këtë fushë, me sukses të herë pas hershëm.
"Përkundër faktit që disa studime janë ndërprerë paraprakisht, ajo që vazhduam të shihnim me kolegët e mi ndërsa ndiqnim pacientët, ishte se me kalimin e kohës, ata jo vetëm që u përmirësuan, por vazhduan të ishin mirë. Kështu vazhduam me tetë vjet vëzhgim dhe shumica e pjesëmarrësve tanë patën një reagim të fortë dhe të qëndrueshëm antidepresiv ndaj stimulimit të thellë të trurit në zonën 25", shpjegon Mayberg.

Studimi aktual dokumenton kështu të dhënat për rezultatet afatgjata (katër - tetë vjet) të 28 pacientëve të regjistruar në një studim klinik të hapur për depresionin rezistent ndaj trajtimit, në të cilin normat e reagimit dhe të remisionit kanë qenë respektivisht të paktën 50% dhe 30% në periudhën vijuese. Tre të katërtat e të gjithë pjesëmarrësve plotësuan kriterin e përgjigjes ndaj trajtimit për më shumë se gjysmën e kohës së pjesëmarrjes së tyre në studim dhe 21% e të gjithë pjesëmarrësve treguan një përgjigje të vazhdueshme ndaj trajtimit nga viti i parë e tutje. Nga 28 pjesëmarrës, 14 kanë përfunduar të paktën tetë vjet ndjekje, 11 të tjerë kanë përfunduar të paktën katër vjet dhe tre, e kanë braktisur para tetë viteve të pjesëmarrjes. Sipas autorëve, të dhënat e paraqitura përmes këtij studimi mbështesin sigurinë afatgjatë dhe efikasitetin e zgjatur të stimulimit të thellë të trurit për depresionin rezistent ndaj trajtimit.


The American Journal of Psychiatry 4 Oct 2019 DOI: 10.1176/appi.ajp.2019.18121427
https://ajp.psychiatryonline.org/doi/10.1176/appi.ajp.2019.18121427


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>