Focus

dhj22021

Baza gjenetike e tentativave për vetëvrasje. Ja, cilët janë faktorët që luajnë rol

Një studim i publikuar në Biological Psychiatry ka identifikuar një zonë të gjenomit në kromozomin 7 që përmban variacione të ADN-së të cilat shtojnë rrezikun që dikush të tentojë vetëvrasjen. Studimi, i kryer nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gjenetikës së Vetëvrasjeve dhe i drejtuar nga Niamh Mullins (Icahn School of Medicine në Mount Sinai), sugjeron se baza gjenetike e tentativave për vetëvrasje është pjesërisht e përbashkët dhe pjesërisht e dallueshme nga ato të çrregullimeve psikiatrike të lidhura. Mendimet dhe sjelljet vetëvrasëse mund të reduktohen me mbështetjen dhe trajtimin e duhur të shëndetit mendor. Prandaj, është thelbësore të merret informacion mbi rrugët biologjike të përfshira në përpjekjet për vetëvrasje ose mendime vetëvrasëse, në mënyrë që të gjenden rrugët e mundshme të trajtimit dhe strategjitë parandaluese", shpjegon Mullinsi.

Për të hetuar këtë çështje, studiuesit studiuan ADN-në e 550,000 njerëzve, 30,000 prej të cilëve kishin tentuar të kryenin vetëvrasje, duke e skanuar atë, me qëllim, kërkimin e shënjuesve gjenetikë më të zakonshëm në vetëvrasjet e mundshme. Përveç identifikimit të vendndodhjes së rrezikut të tentativës për vetëvrasje në kromozomin 7, ekspertët gjetën një mbivendosje të fortë ndërmjet bazës gjenetike të tentativës për vetëvrasje dhe asaj të çrregullimeve psikiatrike, veçanërisht depresionit të thellë, si dhe disa mbivendosje me gjenetikën e duhanpirjes, të dhimbjes, të ndërmarrjes së rrezikut, të çrregullimeve të gjumit dhe të shëndetit të përgjithshëm më të keq.
"Kjo mbivendosje gjenetike me faktorët jopsikiatrikë të rrezikut, ka mbetur kryesisht e pandryshuar, duke u përshtatur sipas çrregullimeve psikiatrike, duke sugjeruar se një komponent thelbësor i bazës biologjike të tentativës për vetëvrasje nuk është thjesht nënprodukt i sëmundjes psikiatrike, por mund të jetë rezultat i një bashkëndarjeje biologjike me faktorët jopsikiatrikë të rrezikut", vazhdon Mullinsi. Edhe lidhja midis variacioneve gjenetike në kromozomin 7 dhe rrezikut të tentativës për vetëvrasje nuk u ndërmjetësua nga çrregullime psikiatrike bashkëshoqëruese dhe u përsërit në një analizë të pavarur të më shumë se 14,000 veteranëve që kishin tentuar vetëvrasjen. Variacionet e ADN-së në zonën e prekur kanë qenë më parë të lidhura me pagjumësinë, duhanin dhe sjelljen e rrezikshme dhe megjithëse do të nevojiten studime të mëtejshme për të zbuluar mekanizmin biologjik themelor, sipas autorëve, gjetje si këto sigurisht që janë të dobishme për t'i afruar studiuesit me kuptueshmërinë e neurobiologjisë së vetëvrasjes.


Biological Psychiatry 2021. Doi: 10.1016/j.biopsych.2021.05.029
https://doi.org/10.1016/j.biopsych.2021.05.029 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>