Focus

kor122023

Dëmtimi renal akut nuk e përkeqëson rrjedhën e sëmundjes kronike

Një studim i kryer te pacientët e hospitalizuar me sëmundje renale kronike, i publikuar në "Annals of Internal Medicine", ka zbuluar se dëmtimi renal akut nuk ndikon në përkeqësimin e trajektores së funksionit të veshkave, pas përcaktimit të veçorive ekzistuese të secilit pacient përpara shtrimit në spital.

"Ne mendojmë se shumë nga përcaktuesit e avancimit më të shpejtë të sëmundjes së veshkave të vërejtura pas dëmtimit renal akut mund të jenë të pranishme edhe përpara diagnostikimit të sëmundjes", shpjegojnë studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko. Disa prej tyre besojnë se dëmtimi renal akut është një faktor rreziku i pavarur për humbjen e përshpejtuar të funksionit të veshkave, gjë e cila ka shkaktuar ndryshime në fokusin e kërkimit, modelet e praktikës dhe qëllimet e shëndetit publik. Megjithatë, studimet e mëparshme që lidhin dëmtimin renal akut me rënien e përshpejtuar të funksionit të veshkave kishin kufizime metodologjike, duke përfshirë kontrollin e pamjaftueshëm për dallimet midis pacientëve me këtë sëmundje. 

Ekspertët analizuan të dhënat e 3,150 njerëzve me sëmundje renale kronike për të përcaktuar nëse dëmtimi renal akut lidhej në mënyrë të pavarur me trajektoren e mëvonshme të funksionit të veshkave. Të dhënat treguan 612 ngjarje të dëmtimit renal akut te 433 persona me sëmundje renale kronike gjatë një ndjekjeje mesatare prej 3.9 vitesh.

Pas përshtatjes së karakteristikave të pacientëve para hospitalizimit, të tilla si: norma e vlerësuar e filtrimit glomerular (eGFR) dhe niveli i proteinurisë, dëmtimi renal akut nuk parashikoi përkeqësim të trajektores së funksionit renal pasues.

Në anën tjetër, studiuesit vunë re se gjetjet e tyre treguan se shumica e sëmundjeve renale të shfaqura pas dëmtimit renal akut mund të jenë të pranishme përpara kësaj ngjarjeje dhe rekomandojnë që mjekët të fokusohen në vend të kësaj në rrafshimin e pjerrësisë së eGFR-së dhe trajtimin e proteinurisë. Autorët arritën në përfundimin se një diagnozë e dëmtimit renal akut të paraqet një mundësi për të identifikuar pacientët me rrezik të lartë dhe për të zbatuar ndërhyrje të bazuara në prova për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes renale kronike.

 

Annals of Internal Medicine 2023. Doi: 10.7326/M22-3617
http://doi.org/10.7326/M22-3617


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>