Gjinekologji

kor112015

Kanceri i gjirit, një teknikë e re kirurgjike ruan gjirin dhe fertilitetin

Quhet "Nipple Sparing" teknika e re mastektomike e prezantuar te edicioni i XVII të "Milan Breast Cancer Conference" dhe e promovuar nga Instituti Europian Onkologjik, një takim i rëndësishëm ndërkombëtar mbi kancerin e gjirit në të cilin marrin pjesë 50 shtete edhe përmes rrugëve novatore si ato nëpërmjet internetit. Kjo procedurë, e cila është përfeksionuar nga kirurgë të gjirit dhe kirurgë plastikë, lejon që të ruhet gjiri edhe në rastet kur është i domosdoshëm eksportimi i të gjithë gjëndrës, si në rastin e Angelina Jolie. "Ndërhyrja nis nga evoluimi konservativ i trajtimit të kancerit të gjirit-, thotë Viviana Galimberti, drejtoreshë e Senologjisë Molekulare, duke theksuar se sot, falë saktësisë së diagnostikës nëpërjmët imazheve, zbulohen gjithmonë e më shumë tumore multifokal ose mikro kalçifikime të përhapura në të gjithë gjirin të cilat shpesh janë shprehi të neoplazive të ndryshme, të cilat shpesh detyrojnë eksportimin e të gjithë gjëndrës. Ndërkohë mundësia për të ekzekutuar teste gjenetike tek femrat me rrezik të lartë lejon, në rastet në të cilat ka nevojë, të bëhet ndërhyrja  para se tumori të shfaqet, duke hequr edhe në këto raste, komplet gjëndrën. "Por më e rëndësishmja është se asnjë femër nuk del pa gji nga salla e operacionit-, thekson Mario Rietjens, drejtor i divizionit të Kirurgjisë Plastike Rikostruktive, duke shpjeguar se tek masektomia konservative, kirurgu eksporton gjëndrën, duke kursyer kështu humbjen dhe ndërlikimin tek zona e thithkës, përjshtim në rastet e interesimit neoplastik, duke vënë një protezë në vënd të shtresës  origjinale të lëkurës e cila ishte hequr më parë. "Në këtë mënyrë lidhim, sa më mirë të jetë e mundur, nevojat onkologjike me ato estetike-, shprehet kirurgu. Për ato paciente të cilat janë më të reja në moshë është ndërtuar një lloj proçes i kirurgjisë, në mënyrë që të lejohet të bëhen nëna mbas ndërhyrjes kirurgjikale. "Rritja e diagnozave para moshës 40 vjeç, bashkuar me shtyren e vazhdueshme të amësisë, na detyron të mendojmë se si të ruajmë fertilitetin-, thotë Fedra Peccatori, drejtor i njësisë së fertilitetit dhe mbarështimit. "Tek (LEO) gjinekologjia dhe senologjia kanë përgatitur sëbashku një rrugëtim mbrojtës të funksionit ovarian dhe ruajtjes ovocitare, e cila duhet të programohet para fillimit të mjekimeve, e cila lejon shumicën e rasteve që të realizohet ëndra e një shtatzënie, pavarësisht tumorit-, përfundojnë kërkuesit.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>