Gjinekologji

maj312022

Shtatzënia. Shtohen çrregullimet hipertensive të nënës

Në Shtetet e Bashkuara, përqindja e grave të shtruara në spital për të lindur dhe që kanë çrregullime hipertensive të shtatzënisë (HDP), u rrit rreth 16% në periudhën 2017-2019.

Kështu raporton një raport i fundit i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nga i cili dolën pabarazi të rëndësishme racore, etnike, socio-demografike dhe lokale. Në veçanti, të dhënat e kampionit kombëtar të pacienteve të shtruara për periudhën 2017-2019 janë analizuar në Raportin javor të Morbiditetit dhe Vdekshmërisë, me qëllim identifikimin e shtrimeve në spital për lindje të grave 12-55 vjeçe dhe pacientet me hipertension kronik, hipertension të lidhur me shtatzëninë ose hipertension jospecifik të nënës.

Prevalenca e HDP-së u rrit nga 13.3% në 15.9% dhe ishte më e lartë te gratë e moshës 35-44 vjeçe (18%) dhe tek ato të moshës 45-55 vjeçe (31%), sesa tek ato më të rejat dhe te gratë me ngjyrë (20.9%) dhe indianet amerikane ose të Alaskës (16.4%), sesa midis atyre të grupeve të tjera etnike. Ndryshime u gjetën edhe në bazë të rrethit apo rajonit të regjistrimit. Për më tepër, 31.6% e grave që vdiqën gjatë shtrimit në spital, kishin HDP. 24.3% kishin hipertension të lidhur me shtatzëninë dhe 7.4% kishin hipertension kronik ose hipertension jospecifik të nënës. Për autorët, një shpjegim për rritjen e prevalencës së HDP-së mund të gjendet në rritjen e faktorëve të rrezikut, si mosha e madhe e nënës, obeziteti dhe diabeti melit.

Sipas Natalie Bellos, nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai në Kaliforni, e papërfshirë në studim, shifrat aktuale mund të jenë edhe më të larta se ato të raportuara në studimin e CDC-ve, të cilat i referohen një periudhe para nisjes së COVID-19.

Siç kujton eksperti, pabarazitë në rezultatet shëndetësore janë shtuar me pandeminë. Për autorët e raportit, komplikacionet e rënda të nënës dhe vdekshmëria e lidhur me HDP-në mund të shmangen me zbatimin e barabartë të strategjive të shëndetit publik dhe klinike. "Këto përfshijnë përpjekjet e përjetshme për të parandaluar HDP-në, identifikimin, monitorimin dhe trajtimin e duhur të njerëzve me HDP, me kujdes të vazhdueshëm dhe të koordinuar, rritjen e ndërgjegjësimit për shenjat urgjente paralajmëruese te nëna dhe zbatimin e iniciativave për përmirësimin e cilësisë së trajtimit të hipertensionit të rëndë", përfundojnë autorët.

 

MMWR Morb Mortal Wkly Rep 2022.DOI: 10.15585/mmwr.mm7117a1.
http://dx.doi.org/10.15585/mmër.mm7117a1


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>