Mjekësi e përgjithshme

maj262020

Sëmundjet inflamatore intestinale dhe Covid-19. Ja, faktorët që shtojnë rrezikun për komplikacione


Në një studim të botuar në "Gastroenterology", studiuesit e Shkollës së Mjekësisë Icahn në Mount Sinai dhe ata të Universitetit të Karolinës së Veriut përshkruajnë rrjedhën klinike të infeksionit Sars-CoV-2 dhe faktorët që rrisin rrezikun e komplikacioneve në një grup pacientësh me sëmundje inflamatore intestinale (IBD), mbledhur në një regjistër ndërkombëtar. "Kur nisi pandemia e coronavirusit, shumë studiues bashkëpunuan për të zhvilluar një regjistër ndërkombëtar të pacientëve me IBD dhe Covid-19", thotë bashkautorja Erica Brenner, gastroenterologe në Spitalin e Fëmijëve të Universitetit të Karolinës së Veriut.

Regjistri, i titulluar SECURE-IBD (Surveillance Epidemiology of Coronavirus Under Research Exclusion for Inflammatory Boëel Disease), përfshin deri më tani 528 pacientë nga 33 vende. "Ne e kemi krijuar SECURE-IBD për të karakterizuar rrjedhën e infeksionit Covid brenda popullatës së pacientëve me IBD dhe për të vlerësuar më mirë lidhjen midis demografisë, tipareve klinike dhe terapive specifike për IBD-në me çdo komplikacion të sëmundjes nga coronavirusi", shpjegojnë Brenneri dhe kolegët, duke specifikuar se pacientët me IBD në moshë të avancuar, me komorbiditete dhe përdorim të steroideve, janë më të prekur nga infeksionet serioze Covid-19, megjithëse nuk është e mundur të vendoset përfundimisht një marrëdhënie shkak-efekt.

"Në veçanti, antagonistët e TNF-së nuk duket se lidhen me raste të rënda Covid-19", shkruajnë autorët, duke shtuar se gjatë pandemisë, një nga nevojat kryesore të pacientëve me IBD është ruajtja e remisionit me trajtime që reduktojnë përdorimin e steroideve. "Kështu, zbulimi që terapia anti-TNF nuk është e lidhur me infeksione serioze Sars-CoV-2 është siguruese, duke pasur parasysh numrin e madh të trajtimeve që po zhvillohen me këtë terapi biologjike, aktualisht më e përshkruara te pacientët me IBD", përfundon bashkautori Ryan Ungaro, profesor i asociuar në Shkollën e Mjekësisë Icahn dhe gastroenterolog në Qendrën IBD Feinstein të Spitalit Mount Sinai.


Gastroenterology. 2020. Doi: 10.1053/j.gastro.2020.05.032
https://doi.org/10.1053/j.gastro.2020.05.032


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>