Kardiologji

pri192021

Covid-19 dhe sëmundjet kardiometabolike. Ndikimet negative afatgjata dhe qasjet e mundshme

Nga pandemia SARS-CoV-2 pritet një stuhi sëmundjesh kronike që do të ndikojnë në shoqëri për dekada të tëra. Dhe, në "krye" të kësaj vale vdekjesh dhe paaftësimesh, qëndrojnë sëmundjet kardiometabolike. Ky është mendimi i Robert M. Califf-it, shef i strategjisë dhe politikës klinike në Verily Life Sciences dhe Google Health. Në një artikull të botuar në "Circulation", eksperti bën thirrje për veprim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës për të shmangur shtimin dramatik të sëmundjeve kronike.

Paralelisht, në një artikull të dytë nga Nanette Kass Wenger (Universitetit Emory në Atlanta) dhe Sandra Jean Lewis (Legacy Medical Group Cardiology, në Portland), theksohet se Covid-19 ka ndërprerë të gjitha aspektet e mjekësisë dhe shkencës, të tilla si kërkimi, edukimi dhe kujdesi, por gjithashtu ofron mundësi për të krijuar qasje të reja. Në artikullin e tij, Califf-i kërkon ndryshime kritike në sistemin shëndetësor të SHBA-së. Ai mbështet hyrjen universale në internet dhe rekomandon monitorim më të thellë e në kohë reale të sëmundjeve kronike, në mënyrë të ngjashme me rastet e Covid-19. Me informacion më të mirë dhe të arritshëm shpejt, mund të maten dhe përshtaten shpejt strategjitë parandaluese dhe të trajtohen sëmundjet kronike.

Ai gjithashtu propozon t'u jepet përparësi studimeve klinike që vlerësojnë rreziqet dhe përfitimet e terapive të reja dhe që i krahasojnë me ekzistueset. Wengeri thekson se Shtetet e Bashkuara kanë vuajtur nga Covid-19, vështirësitë ekonomike dhe padrejtësia shoqërore. Ai vëren se përtej dëmeve ka pasur suksese dhe ndryshime të shumta, përfshirë përshtatjen e shpejtë të telemjekësisë dhe është hapur dera për partneritete të reja publik-privat, që mund të jenë një model për përparimin në të ardhmen.

Artikulli diskuton ndikimet afatgjata në kërkime, botimet shkencore dhe faktin që padrejtësia shoqërore është ekspozuar përmes korrelacionit të saj me rezultate më të këqija shëndetësore, duke pasur parasysh vdekjet disproporcionale nga Covid-19 midis komuniteteve afrikano-amerikane, hispanike/latine, indiane amerikane/vendas të Alaskës dhe të ishujve të Paqësorit.

 

Circulation 2020. Doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.121.053860
https://doi.org/10.1161/CIRCULATIONAHA.121.053860

Circulation 2020. Doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.121.053461
https://doi.org/10.1161/CIRCULATIONAHA.121.053461

Circulation 2020. Doi: 10.1161/CIR.0000000000000936
https://doi.org/10.1161/CIR.0000000000000936Circulation


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>